Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat mbrëmjen e së dielës në rajonin Baden-Württemberg, Gjermani, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur, raporton Agjencia Gjermane e Shtypit duke cituar burime zyrtare.
Aksidenti ndodhi rreth orës 18:10 pranë Zwiefaltendorf, në rrethin Biberach. Sipas një zëdhënësi të Policisë Federale në Stuttgart, dy vagonë të trenit ekspres rajonal të Deutsche Bahn dolën nga shinat. Në tren ndodheshin rreth 100 persona në momentin e aksidentit.
“Të paktën tre persona janë të plagosur, por ende nuk ka informacion mbi ashpërsinë e plagëve,” tha zëdhënësi. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit duke punuar për të arritur pasagjerët brenda vagonëve të përmbysur. Dëgjohen edhe britma në sfond.