Ngjarja e rëndë e ndodhur në një hotel të njohur në zonën e Skelës në Vlorë, ku një kamarier u dhunua fizikisht dhe verbalisht nga ish-shefi i qarkullimit rrugor në Vlorë, Ardian Isufi, dhe Leart Bimo, një person me precedentë penalë, ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.
Në video, e cila është bërë virale, shfaqet momenti kur njëri prej autorëve e godet me grushte kamarierin, pas një konflikti banal për një shishe më tepër uji.
Ngjarja ndodhi në sy të klientëve dhe turistëve të huaj, të cilët janë larguar menjëherë nga ambienti.
Për këtë incident ka reaguar gazetari Olti Curri, i cili ka bërë një postim ironik dhe të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, duke ngritur një pyetje të fortë:
“Ka ndonjë këtu që ka guxim t’i thotë këtij djali të mbarë që ka zgjedhur të punojë me ndershmëri si gjithë moshatarët e tij në botën normale: ‘Mos ik nga Shqipëria’! Mos ik se kjo që ndodhi ishte rastësi!”.
Ai vijon duke përshkruar me tone të forta ironike situatën, duke vënë në pikëpyetje mënyrën si funksionon drejtësia dhe trajtimi që i bëhet të rinjve të ndershëm përballë arrogancës së të fortëve:
Në fund, ai thekson se kjo ngjarje nuk është thjesht një grusht ndaj një kamarieri, por një goditje simbolike për shoqërinë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE