Shqipëria 2030, çfarë do gjejnë turistët, ku do jenë shqiptarët? Shkrim qe duhet lexuar

TIRANË- Për shkak të miqësive, njohjeve, krushqive e profesionit kam sjellë shumë turistë të huaj në Shqipëri. Nga të rinj me çantë shpine në dhoma hosteli tek familjarët me radhë valixhesh e kërkesa për jacuzzi në dhomë. Nga çiftet e turizmit historik, atij malor e kulturor tek pensionistët nordikë të malluar për plazh.

Thuajse nga çdo kontinent. Edhe sivjet plot kam sjellë. Nuk do t’i hyj përshtypjeve të tyre, premtimit për t’u kthyer a jo sërish në vendin aq shumë të reklamuar e aq fort të rekomanduar prej dëshirës sime.

Por teksa pres e përcjell edhe këtë vit e sidomos këtë vit, ndërsa ende nuk kam nisur pushimet e mia e vijoj me programin ditor në tv, nuk e ndal dot imagjinatën, që ushqehet me lajmin e përditshëm, filozofinë e mandatit të katërt dhe simfoninë e çakorduar me violinë të parë ruspat dhe dirigjent “investitorin strategjik”.

Dhe po mendoja çfarë na pret pas 5 vitesh? Viti 2030… Çfarë do të gjejë turisti i ftuar po me të njëjtën dëshirë nga ne teksa zbret në një aeroport të ri ndërtuar buzë lagunës, në një vend ku dikur shtegëtonin flamingot?!

E përshëndet një recepsionist nepalez me dialekt vlonjat. E shoqëron drejt resortit (dikur pyll pishash a zonë e mbrojtur): një kompleks i rrethuar me gardhe të larta dhe palma të importuara.
Në rrugë nuk sheh natyrë, por kantiere ndërtimi, shpate malesh të zhveshura, brigje të betonizuara, pllaka që digjen nga dielli. Kodrat janë shndërruar në parkingje me nivele, ndërsa bregu themel për kulla në det.

Në plazhe nuk ka më rërë. Ka beton dekorativ që imiton guralecët. Betoni nuk është më thjesht material ndërtimi, por gjuha e vetme e pushtetit, shenjë e kontrollit absolut. Nuk ndërtohet sepse ka nevojë. Ndërtohet sepse mundet.

Në vend nuk ka më bujqësi se “nuk ia vlen”. Tokat u shitën për projekte betoni. Disa i morën “investitorët strategjikë” që ndërtuan resorte me çmime evropiane, të tjerat mbetën bosh, si fantazma se pronarët ikën a u arrestuan, ekstraduan, vranë a zhdukën.

Në vend të qendrës së fshatit, një supermarket me emër francez, por me produkte sllave.
Në zemër të qytetit bregdetar, qendra tregtare mbushur me dyqane suvenirësh të zinxhirit “Tradita”, por me produktet nga Alibaba.

Shqipëria 2030 nuk prodhon më asgjë vetë: gjithçka importohet, ushqimi, energjia, madje edhe njerëzit që punojnë. Kuzhinieri është nga Filipinet. I ofron turistëve një version vegan të fërgesës me djathë importi, speca nga Afrika dhe domate nga Turqia.

Ture të ndryshme të ftojnë të shijosh kuzhinën lokale me burrata nga Puglia, djathë me trumzë nga Greqia, qumësht pa laktozë në kuti me gërma cirilike, “tavë shqiptare” me oriz basmati dhe mish të ngrirë nga Brazili.

Në darkë, në kalanë e qytetit kërcet muzika me DJ dhe këngëtare me playback, nëse atë natë kalaja nuk është dhënë me qira për dasma emigrantësh. Flamuri shqiptar është zëvendësuar nga një instalacion me drita LED në formë shqiponje, që ndizet me sponsorizim nga grosistët e ushqimeve dhe farmaceutikës.

Në një nga baret në kala të shërbejnë një raki prej një kompanie të huaj në bazë të recetës “origjinale të gjyshit”. Gjyshi jeton në Kanada, brez i shtatë. Shqipëria e 2030-ës është një destinacion anonim, pa vend e komb. Vendi që banorin e vet e ka ose emigrant, ose turist. Një vendi i projektuar për importe materiale dhe për eksport emocional: pak flamur, pak patriotizëm stadiumesh, pak nostalgji të menaxhuar mirë.

Rinia vendase është ose në emigracion, ose duke punuar në ndonjë call center në Indi që menaxhon prenotimet online për “maldivet e Europës”. Turistët nuk shohin më Shqipërinë në vitin 2030, por versionin që ka mbetur pasi shqiptarët janë përjashtuar nga vendi i tyre. Deti shihet nga jahtet që ngarkohen me naftë të lirë, por banorët nuk notojnë dot në të.

Shqiptarët kanë ndaluar së prodhuari bulmetra, por punësohen në mënyrë sezonale nga pronarët e rinj të Shqipërisë. Në shtëpitë e braktisura nuk ka më ujë në rubinetat e fshatrave, por rrjedh i uruari vú në “infinity pool”, ku lahen bobat e amnistuar, fëmijët e zengjinëve të pas 2015-ës dhe influenceret e inteligjencës artificiale.

Shqipëria 2030 ka tjetër klimë dhe reliev prej betonit dhe erozionit, tjetër bimësi prej projektit “Kanabis mjekësor”, tjetër popullsi prej zëvendësimit të kombit, tjetër ekonomi prej zonave të lira, tjetër lloj shteti, federativ ku bashkohen trojet me pronarë arabë, amerikanë, italianë, francezë, iranianë, afrikanë dhe sovranitet bektashi, tjetër republikë prej njehsimit të shtetit me pushtetin, tjetër juridiksion, tjetër gjuhë zyrtare…

Dhe kur dikush të pyesë se ku janë vendasit, s’do ketë mbetur më kush të kthejë përgjigjen përveç kullave të larta që nuk dinë të tregojnë as legjendë, as histori. Sepse Shqipëria 2030 ka rrezikun e madh të shndërrohet në një vend ku banorët nuk guxojnë më as ta kujtojnë atë që turistët nuk do të mund ta shohin kurrë më, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Bujë e madhe! “Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”/ Zbuloni detajet e forta

Nuk po them që ishin zgjedhje perfekte, por nuk është justifikim ky. Për mua, PD duhet të shohë nga vetja dhe të gjithë këtë stuhi të ngritur…

Nuk pranonte të kryente marr***ënie, dhëndri tro*ditet nga ajo që zbulon

Një burrë indonezian ka zbuluar se nusja e tij është në fakt një burrë, 12 ditë pas martesës së tyre. 26-vjeçari i njohur vetëm si AK ishte…

Flet Vellai i policit ne Vlore: Se q*lloi ai, i kerkoi falje pas 5 minutash, ja cfare po fshehin pronaret sipas tij

Vëllai i policit të përfshirë në incidentin e një dite më parë, ku u dhunua një kamerier 18-vjeçar në Vlorë, thotë se personi që e qëlloi adoleshentin…

Pamje ap*kaliptike! Vendi goditet nga stuhitë, në disa vende bie breshër deri në pesë centimetra madhësi

Pjesë të Kroacisë u goditën nga një stuhi me shira që shkaktuan përmbytje, dhe në disa vende me breshër deri në pesë centimetra në madhësi. Breshër ra…

Gazetari i njohur: “A ka guximin njeri ti thotë këtij kamarierit, ‘mos ik nga Shqipëria’?”

Ngjarja e rëndë e ndodhur në një hotel të njohur në zonën e Skelës në Vlorë, ku një kamarier u dhunua fizikisht dhe verbalisht nga ish-shefi i…

A po e bën gati Edi Rama të fusë gruan si deputete? Ja reagimi i papritur i Linda Ramës

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Inside Albania” në Euronews Albania, ku u pyet mes të tjerash nëse…