Flet Vellai i policit ne Vlore: Se q*lloi ai, i kerkoi falje pas 5 minutash, ja cfare po fshehin pronaret sipas tij

Vëllai i policit të përfshirë në incidentin e një dite më parë, ku u dhunua një kamerier 18-vjeçar në Vlorë, thotë se personi që e qëlloi adoleshentin nuk është vëllai i tij, Ardian Isufi, efektiv i Policisë së Shtetit.

“Ju keni parë një pjesë të kamerave. Ai gazetari t’i nxjerrë të gjitha pamjet. Unë nuk kam qenë prezent por çfarë më ka thënë vëllai: Ai ka qenë pushim. Ka shkuar te lokali për të pirë një kafe. Në tavolinë ka gjetur edhe një person tjetër që e ka ftuar në lokal. Janë ulur për të pirë një kafe dhe një ujë dhe nuk është bërë sherr për ujin, se nuk zihen njerëzit për ujin. Vëllai im i kërkon një bidon ujë të madh dhe një kafe. Të mos futemi në detaje, por ai i sjell dy bidonë dhe me të qeshur i thotë “pijeni dhe këtë”. Nuk kam qenë aty që të ta shpjegoj me detaje. Sjellja e kamerierit ka irrituar personin në krah të vëllait tim. Vëllai im, për të shmangur konfliktin është ngritur dhe i ka thënë “ik andej, se duhet të sillesh mirë, je i vogël”. Unë nuk kam qenë aty, por kamerat i ka lokali”, rrëfen Flamur Isufi në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai shton se menjëherë pas incidentit, palët janë ulur dhe i kanë kërkuar madje falje babait të adoleshentit. “Personi që godet kamerierin nuk është vëllai im. Vëllai im çohet nga tavolina dhe i thotë kamerierit të jetë i kujdesshëm me klientët. As e ka sharë, as e ka goditur. Personi që është irrituar është personi tjetër. Kamerieri, në bisedë, në konflikt me zotërinë. Vëllai im u fut. Në këtë moment i thotë “Pse çfarë është ai?”. Janë ulur në tavolinë me babanë e djalit, kanë folur, janë ndarë si miq. Edhe me menaxherin e lokalit nuk kanë pasur ndonjë problem. Se vëllai im, duke qenë 15 vjet oficer policie, e di shumë mirë se si mund t’i shmanget një konflikti”, tha Isufi. (A2 Televizion)

Flamur Isufi, vëllai i policit Ardian Isufi, të përshirë në një sherr në Vlorë një ditë më parë, në një lokal, thotë se vëllai i tij është rrahur nga 15 vetë, edhe pse nuk e ka goditur ai kamerierin 18-vjeçar.

Related Posts

Bujë e madhe! “Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”/ Zbuloni detajet e forta

Nuk po them që ishin zgjedhje perfekte, por nuk është justifikim ky. Për mua, PD duhet të shohë nga vetja dhe të gjithë këtë stuhi të ngritur…

Nuk pranonte të kryente marr***ënie, dhëndri tro*ditet nga ajo që zbulon

Një burrë indonezian ka zbuluar se nusja e tij është në fakt një burrë, 12 ditë pas martesës së tyre. 26-vjeçari i njohur vetëm si AK ishte…

Pamje ap*kaliptike! Vendi goditet nga stuhitë, në disa vende bie breshër deri në pesë centimetra madhësi

Pjesë të Kroacisë u goditën nga një stuhi me shira që shkaktuan përmbytje, dhe në disa vende me breshër deri në pesë centimetra në madhësi. Breshër ra…

Shqipëria 2030, çfarë do gjejnë turistët, ku do jenë shqiptarët? Shkrim qe duhet lexuar

TIRANË- Për shkak të miqësive, njohjeve, krushqive e profesionit kam sjellë shumë turistë të huaj në Shqipëri. Nga të rinj me çantë shpine në dhoma hosteli tek…

Gazetari i njohur: “A ka guximin njeri ti thotë këtij kamarierit, ‘mos ik nga Shqipëria’?”

Ngjarja e rëndë e ndodhur në një hotel të njohur në zonën e Skelës në Vlorë, ku një kamarier u dhunua fizikisht dhe verbalisht nga ish-shefi i…

A po e bën gati Edi Rama të fusë gruan si deputete? Ja reagimi i papritur i Linda Ramës

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Inside Albania” në Euronews Albania, ku u pyet mes të tjerash nëse…