Vetëm pezullim nga detyra për komisarin ‘boksier’ që rrahu kamarierin

Policia e Shtetit ka reaguar me ngjarjen e dhunshme që ndodhi mbrëmjen e djeshme në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës në Vlorë, ku nënkomisar Adrian Isufi qëlloi me grushte kamarierin 18-vjeçar, vetëm se ky i fundit ngatërroi porosinë dhe dërgoi një shishe ujë më shumë në tavolinë.

Policia thotë se pas përfshirjes së oficerit në akte të dhunshme, është urdhëruar pezullim i menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga ana tjetër, për komisarin e dhunshëm Isufi, Drejtoria e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur dhe një procedurë disiplinore, për sjellje që diskreditojnë imazhin dhe figurën e policisë te qytetarët.

Po sipas policisë, ka rezultuar se nënkomisari Adrian Isufi, teksa ka qenë jashtë shërbimit nën shoqërinë e Leart Bimo, është konfliktuar me shtetasin A. B., 18-vjeç, kamarieri. Më pas në konflikt janë përfshirë pronari i hotelit, me inicialet V. B., dhe një shtetas tjetër E. M.

Në pamjet e publikuara më parë, duket se si polici ‘boksier’ afrohet dhe e qëllon kamarierin me shuplakë e më pas me grushta për shkak të një mosmarrëveshje banale. Pavarësisht dhunës së ushtruar, ndaj nënkomisarit është marrë vetëm masa e pezullimit nga detyra deri sa hetimet të mbarojnë.

“Vjen ai tjetëri nga pas dhe më qëllon tre herë, të parën me dackë e dy të tjera me grusht në mes të lokalit atje se i çova një bidon ujë më tepër. Kaq ishte e gjitha!” tha kamarieri në një prononcim të mëparshëm.

Kjo ngjarje ka shkaktuar shumë zemërim në publik për shkak të brutalitetit dhe rrethanave aspak të zakonta ku ka ndodhur. Turistët që ndodheshin në lokal në momentin e ngjarjes janë larguar me shpejtësi, të tmerruar nga skena që përjetuan.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i Policisë së Shtetit. Pezullohet nga detyra një oficer policie i përfshirë në një konflikt fizik jashtë shërbimit, në qytetin e Vlorës

Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj Nënkomisar A. I., me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të rëndë, bazuar në Ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, që parashikon masa për:

-raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;

-kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar A. I., jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M.

Aktualisht, Nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

Për këtë rast vijojnë veprimet procedurale nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur të reagojë me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon besimin e qytetarëve. Ajo fton qytetarët të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm apo sjellje të papërshtatshme nga punonjësit e saj, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe konform ligjit.

Related Posts

💘 – H0T – 💘

Po lu*fton me vd*ekjen, 22-vjeçari nga Mati ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR Një apel i ndjerë për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për Klevis Isenlikajn, një 22-vjeçar nga Mati që po…

Dalin FOTOT, kush janë babë e bir që humbën jetën në aksidentin e Malësisë së Madhe (PAMJE NGA VENDNGJARJA)

Personi në foto është Nikollë Bluda 76 vjeç i cili humbi jetën pasditen e kësaj të shtune së bashku me të birin Valentin Bluda 32 vjeç në…

Spartak Ngjela: Berisha nën akuzë penale, shenjat janë që do dënohet për korrupsion

Kur shoqëria në një demokraci hyn në monotoninë e një individi që vijon të jetë kryeministër sepse shoqëria është e shqetësuar me liderin e opozitës për ato…

Aksident i RËNDË në autostradë, makina përplaset me kamionin! Nëna me fëmijët…

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në autostradën Lushnje–Fier, ku 3 persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë është…

Eklipsi diellor më 21 shtator, ndryshime të mëdha për 4 shenja të horoskopit! Çfarë parashikohet për secilën

Pas eklipsit hënor te Peshqit (7 shtator), na pret edhe një eklips diellor në Virgjëreshë më 21 shtator, i cili do të ketë ndikim mbi të gjitha…