Zbardhet krimi në Pogradec/ 52-vjeçarja u m’byt dhe u G0DlT me thikë, ja si u identifikua autori nga gjurmët që la pas

Zbulohen detaje të rënda nga vrasja makabre që tronditi Pogradecin dy ditë më parë. Viktima, Kozeta Teço, 52 vjeçe, u gjet pa jetë në banesën e saj, e cila ishte përfshirë nga flakët. Por zjarri nuk ishte aksident: hetimet zbuluan se ajo ishte vrarë brutalisht para se të digjej shtëpia.

Autori i dyshuar është Ilirjan Selmani, i cili kishte një lidhje intime me viktimën. Sipas hetimeve të deritanishme, Selmani dyshohet se fillimisht e ka mbytur 52-vjeçaren dhe më pas e ka goditur me thikë. Pasi kreu vrasjen, ai tentoi të zhdukte çdo provë që mund ta lidhte me ngjarjen.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se Selmani ka përdorur peshqirë dhe kartpeceta për të pastruar gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes. Këto sende u gjetën më pas në koshin e mbeturinave pranë pallatit ku jetonte viktima. Më pas, ai ka ndezur disa vatra zjarri në banesë, për të simuluar një aksident dhe për të zhdukur gjurmët e krimit.

Pikërisht këto lëvizje, bashkë me pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve përreth, çuan në identifikimin dhe shoqërimin e Selmanit nga policia. Ai është dërguar në vendin e ngjarjes për veprime hetimore dhe, ndonëse mohon përfshirjen, provat kundër tij janë në rritje.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e krimit, ndërsa pritet që ndaj autorit të ngrihet akuza për vrasje me paramendim dhe shkatërrim të provave.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…