“Pse e vrave 52-vjeçaren në Pogradec?”-Ja si iu përgjigj pyetjes i riu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 1 të Pogradecit, ku një grua 52-vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj të përfshirë nga flakët.

Fillimisht u raportua se Kozeta Teço kishte ndërruar jetë nga asfiksia, por hetimet e mëvonshme zbuluan shenja dhune në trupin e saj, duke ngritur dyshimet për një vrasje të qëllimshme.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, dyshohet se autori 37-vjeçar, Ilirjan Selmani, fillimisht e ka vrarë gruan dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës me qëllim fshehjen e gjurmëve dhe paraqitjen e ngjarjes si aksidentale.

Pamjet nga kamerat e sigurisë të vendosura pranë pallatit kanë ndihmuar në identifikimin e një të dyshuari, i cili u pa duke hedhur disa peceta dhe peshqirë me gjak në koshin e mbeturinave pranë vendngjarjes.

Selmani është shoqëruar nga policia dhe aktualisht po merret në pyetje. Gjatë shoqërimit, duke buzëqeshur ai ka mohuar përfshirjen në krim duke thënë:

“Çfarë vrasje? Ç’ne unë? Nuk e kam vrarë. S’më intereson. Nuk jam unë vrasësi.”

Megjithatë, burime nga hetimi bëjnë me dije se Selmani dyshohet të ketë pasur një lidhje intime me viktimën.

Kozeta Teço jetonte e vetme dhe në kushte të vështira ekonomike. Sipas dëshmive të fqinjëve, një natë para ngjarjes, në banesë ka qëndruar edhe motra e saj, e cila më pas është larguar drejt Tiranës.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe hetimet për zbardhjen e plotë të saj vijojnë intensivisht nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë.

Related Posts

Kujdestaɾja vɾҽt bɾutaIisht me hanxhar gɾuan për të cilën kujdesej

Policia latine ka arrestuar një grua për vr asjen e 63-vjeçares Antonietta Roço, një grua me probleme me shikimin dhe aftësi të k ufizuara të rënda motorike….

Tr*gjike në Theth/ Pësoi arrest k’ardiak teksa po vraponte, humb jetën burri nga Tirana

THETH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në zonën turistike të Thethit. Mësohet se një 49-vjeçar nga Tirana teksa ishte duke ndjekur shtegun që…

AKSlDENT TRAGJlK në aksin Shkodër – Hani i Hotit. Humbin jetën babë e bir

Shkodër- Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima është regjistruar rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”. Sipas informacionit paraprak, automjeti me…

Aksident tragjik në aksin Shkodër – Hani i Hotit. Humbin jetën babë e bir

Shkodër- Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima është regjistruar rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”. Sipas informacionit paraprak, automjeti me…

“Mos më harroni” Fjalët që Kreshniku nuk mundi t’ja thotë dot vajzave, djalit 9 muajsh dhe bashkëshortes

Një letër drejtuar tre fëmijëve jetimë të Kreshnik Tomanit, të riut që humbi jetën tragjikisht në Fier, pasi u godit nga një makinë teksa kalonte rrugën. 10…

Çfarë shkruan media e madhe “BBC” për “Diellën” në Kuvend: Rama e prezantoi…

BBC ka shkruar sërish për Diellën, ministren virtuale të kabinetit qeveritar Rama 4. Kësaj radhe media britanike i ka servirur audiencës së saj të gjerë sekuenca nga…