Telefoni u gjet në makinën e bashkëshortit/ Detaje të reja nga ngjarja në Tropojë, 58-vjeçari deklaroi në polici se…

Detaje të reja nga hetimet e zhdukjes së 48-vjeçares në Tropojë, e cila ka humbur kontaktet me familjen e saj, fëmijët dhe të afërm që prej datës 22 korrik.

Kanë qenë njerëzit e 48-vjeçares nga Tropoja që ka bërë denoncimin në polici që nëna e tyre ka humbur. Menjëherë Policia e Kukesit nisi hetimet dhe mori në pyetje fëmijët e 48-vjeçares dhe të afërm të saj. Pas hetimeve polica e Kukësit më datë korrik arrestoi bashkëshortin e 48-vjeçares, shtetasin Imer Shpata, 58 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçarja dyshohet se është larguar si pasojë e dhunës sistematike nga bashkëshorti. Në banesë 58-vjeçarit iu gjetën edhe dy armë zjarri, që u sekuestruan nga Policia. 58-vjeçari është me precedent të mëparshëm të dhunës në familje pasi një vit më parë ka bërë 8 muaj burg për dhunimin e bashkëshortes.

Gjatë marrjes në pyetje 58-vjeçari ka deklaruar se nuk e di ku mund te jetë bashkëshortja e tij dhe se e ka lënë këtë të fundit në banesë.
Ditën e marte ne darke më datë 22 korrik rezulton se 48-vjeçarja ka qenë në banesë bashkë me 58-vjeçarin pasi rreth orës 22:00 fëmijët kanë folur në telefon me nënën e tyre. Pastaj duke u gdhirë data 23 korrik 58-vjeçari Imer Shpata është nisur me makinë dhe ka ikur në Durrës tek e motra.

Prova e fortë që ka gjetur policia në makinën e 58-vjeçarit është telefoni celular i bashkëshortes së tij. Kur është pyetur nga hetuesit 58-vjeçari ka deklaruar se nuk e di kush ia ka futur telefonin celular të gruas në makinë.

Policia e Kukësit po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes dhe ka sekuestruar dhe po këqyr kamerat e sigurisë të itinerarit të rrugës që ka ndjekur 58-vjeçari nga Tropoja në Durrës, pasi policia ka dyshime të forta se bashkëshorti ka lidhje me zhdukjen e 48-vjeçares

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…