Del nga shinat treni me 100 pasagjerë në Gjermani, viktima dhe të pl*agosur, shkak dyshohet…*

Një tren rajonal me rreth 100 pasagjerë ka dalë nga shinat në afërsi të Riedlingen, në shtetin gjerman të Baden-Württemberg, duke shkaktuar një aksident të rëndë me pasoja fatale. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, kur një stuhi e fortë solli rrëshqitje dheu mbi shina, e cila besohet të jetë shkaku kryesor i daljes nga shinat.

Sipas autoriteteve, tre persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 34 janë plagosur, disa prej të cilëve rëndë. Treni, që po udhëtonte nga Villingen-Schwenningen drejt Ulm-it, kishte kaluar stacionin e parafundit dhe ndodhej rreth 45 kilometra nga destinacioni kur ndodhi aksidenti, shkruan A2 CNN.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë vagonë të përmbysur dhe ekipe shpëtimi duke nxjerrë pasagjerët nga rrënojat, ndërsa dëgjohen thirrje për ndihmë. Një nga vagonët përfundoi i përmbysur, ndërsa lokomotiva ra nga një shpat rreth pesë metra, duke u përplasur në pemë.

Ministri i Brendshëm i Baden-Württembergut, Thomas Strobl, dhe Ministri Federal i Transportit, Patrick Schnieder, vizituan vendin e ngjarjes dhe e përshkruan situatën si “tronditëse”. Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz u shpreh “i tmerruar” dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave. (A2 Televizion), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…