“Ajo pinte dhe më dh*nonte, por e doja”, dëshmia tr*nditëse e 31-vjeçarit që vr*u të dashurën 52-vjeçare në Pogradec, ja pse e bera

Ilirjan Selmani, 31 vjeç, i arrestuar për vrasjen brutale të 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec, ka dhënë një dëshmi tronditëse para policisë, duke pohuar se kishte një lidhje trevjeçare me viktimën dhe se, pavarësisht diferencës në moshë, ai e donte.

“E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës,” ka thënë Selmani në rrëfimin e tij, duke shtuar se marrëdhënia mes tyre ishte e trazuar nga xhelozia, alkooli dhe dhuna.

Ai ka pohuar se shpesh bashkëjetuesja e tij dehej dhe e dhunonte, por ai e duronte “sepse e donte”. Sipas dëshmisë, kohët e fundit raporti mes tyre ishte tensionuar edhe më shumë: “jo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte, dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më.”

Selmani ka tentuar të justifikojë praninë e gjurmëve të gjakut duke thënë: “Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos ishte therur ndonjë pulë, sepse ajo ishte e fiksuar pas pastërtisë.”

Ndërkohë, policia ka konfirmuar se 31-vjeçari e ka goditur me thikë disa herë Kozeta Teçon pas një grindjeje, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Më pas ai ka tentuar të zhdukë gjurmët duke i vënë flakën banesës.

Ilirjan Selmani ndodhet tashmë në pranga, Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin,.

/vizionplus.tv

Related Posts

“Shoferi i shkeli këmbën fëmijës, i dha para dëshmitarëve për t’i mbyllur gojën”

Një denoncim i rëndë ka mbërritur sot pranë redaksisë sonë, duke hedhur dritë mbi një episod tronditës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Paskuqanit, në…

Nuk ndalet Rama: Diella do të ketë ‘fëmijë’ të tjerë!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e sotme përhapjen e Inteligjencës Artificiale në sektorët publik. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Diella do të ketë fëmijët…

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 20 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.1 lekë. Euro, blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.3 lekë. Franga zvicerane,…

“Ndryshimi i skemës nuk e rrit pensionin menjëherë”/ Flet ekspertja: Ja sa vite duhen të ndryshojë…

Ekspertja e cështjeve të ekonomisë, pedagogia Teuta Nunaj Kortoçi ishte e ftuar në një emision televiziv, ku foli për reformën e pensioneve në Shqipëri, një premtim prej…

Do ju dh*mbë shpirti/ Babai i ndërroi jetë në aksident, vajza e mitur përlot me dëshirên qe kishte ai

34-vjeçari u përplas nga një makinë ndërkohë që po kalonte rrugën, e pas 10 ditëve në koma ai nuk mundi të mbijetonte Ndarja nga jeta e Kreshnik…

I fundit! Qeveria kthen transportin publik në shtetëror, ja çfarë pritet të ndryshojë për qytetarët

Qeveria ka njoftuar se brenda mandatit të katërt planifikon ta rikthejë transportin publik nga shërbim privat në shtetëror. Në programin qeverisës të miratuar më 18 shtator parashikohet…