Skip to content

E tm errshme – Zbulohet tr*pin e një vajze 3-vjeçare në plazh, askush nuk e njeh!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Athinës, ku trupi i një vajze të vogël rreth 3 vjeç është gjetur pa jetë në bregdetin e Edem Beach, në zonën Palaio Faliro. Trupi është zbuluar nga një kalimtar në orët e para të mëngjesit dhe menjëherë është njoftuar policia.

Vajza ishte e veshur me një kostum plazhi ngjyrë turkeze dhe rozë, me flokë kafe të shkurtër dhe lëkurë të nxirë nga dielli. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët konstatuan se kishte ndërruar jetë.

Ajo që ka shtuar misterin është fakti se autoritetet nuk kanë asnjë të dhënë për identitetin e saj. Deri më tani nuk rezulton asnjë fëmijë i shpallur i zhdukur që përputhet me përshkrimin e saj.

Policia greke ka bërë thirrje publike për ndihmë në identifikimin e vajzës, ndërkohë që hetimet janë përqendruar për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një aksident tragjik apo një ngjarje me sfond penal.

Ndërkohë, një ekspertizë mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe nëse trupi ka shenja dhune apo mbytjeje. Policia po kërkon gjithashtu pamje kamerash në zonë dhe ka nisur hetime në çdo drejtim.

Published inTë fundit