U trafikυa për PR0STlTUCl0N, dhυηa dhe traυmat e çuan në SKlZ0FRENl! Nëna: T’rafikaηtët që ma çmєndëη vajzëη janë të lirë

Emisionin Fiks Fare solli rastin e Linditës, një nënë 55-vjeçare nga Fieri, e cila rrëfen historinë dramatike të vajzës së saj, tashmë 29 vjeç. Sipas Linditës, vajza u trafikua në moshën 20-vjeçare drejt Italisë, ku nisi kalvari i dhimbjes, abuzimit dhe shkatërrimit mendor.

Në vitin 2016,Lindita tregon se pas ndarjes nga bashkëshorti për shkak të dhunës, e bija u largua drejt Italisë, duke lënë pas djalin e saj të vogël. Nëna e shqetësuar denoncoi rastin në Policinë e Fierit, por iu tha se vajza ishte madhore dhe nuk mund të ndërhynin. Vetëm përmes sistemit TIMS, Lindita mësoi se vajza ishte nisur nga Vlora për në Itali.

Një vit më pas, e bija e telefonoi dhe tha se po punonte si kujdestare, por fotot e saj tregonin të kundërtën.Në fotot që ajo I kishte dërguar të ëmës dukej që vajza ishte punonjëse seksi, madje vajza ia pranoi këtë. Shëndeti mendor i vajzës sipas nënës deri në moshën 20 vjeçare ishte në rregull, por situata u përkeqësua kur u zhvendos në Belgjikë dhe më pas në Zvicër. Gjatë dy viteve në Belgjikë, sipas Linditës, e bija u dhunua.

Në Zvicër,ajo thotë se vajza ishte gjendur në rrugë, në gjendje kome dhe e mbuluar me gjak. U dërgua në spital dhe më pas në një qendër për gratë e dhunuara. Nëna e saj u kontaktua nga një kuzhinier në atë qendër, i cili e informoi për gjendjen e rëndë të vajzës. Pas disa muajsh, vajza vjen në Shqipëri në një tjetër qendër këtë herë në Linz. Punonjësia i komunikoi Linditës se e bija ndodhej aty. Pas një muaji,vajzën ia sollën në shtëpi me ambulancë, në një gjendje të rënduar dhe agresive.

Më pas, ajo u shtrua për dy muaj në spitalin Psikiatrik të Vlorës dhe u diagnostikua me “skizofreni të çrregullt”, që kërkon trajtim të përhershëm. Sipas Linditës, ilaçet nuk gjenden në Fier dhe ajo detyrohet t’i porosisë nga Greqia, me kosto të lartë. Vajza shpesh refuzon t’i marrë dhe është bërë edhe e dhunshme me të ëmën. Në këtë betejë të vazhdueshme, Lindita kujdeset edhe për djalin tjetër, i cili është i sëmurë që prej moshës 6-vjeçare. Në kushte ekstreme ekonomike, ajo jeton me qira dhe mbledh bidonë për të mbijetuar. Ermira, në një intervistë rrëqethëse për “Fiks Fare”, shfaq trauma të thella psikologjike.

Flet me pafajësinë e një fëmije, thotë se ka frikë se mos e marrin sërish jashtë, tregon se ndihet e kërcënuar. Ajo pranon se ka qenë prostitutë, duke thënë se e bëri sepse “mendonte se po ndihmonte njerëzit”. Nëna e saj kërkon me dëshpërim drejtësi: të hapen hetimet, të zbardhen të vërtetat dhe vajza të dërgohet në qendrën e rehabilitimit në Shkodër. Njësia Administrative në Fier i ka premtuar se do të përpiqen ta ndihmojnë./ Top Channel

Related Posts

Do i rr*mbente vajzën për grua, si përfundoi në vr*sje lidhja lN’TlME mes Prekës dhe një minorene

Sipas hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës, vik*tima Pavlin Preka ka shfaqur dëshirën për të rr*mbyer vajzën e njërit prej autorëve të krimit, 43-vjeçarit…

Një gjethe e vetme nga kjo bimë mbron z*mrën, trajton DlABETlN dhe forcon kockat, ja si ta përdorni

Gjethet e dafinës përmbajnë një sërë mineralesh dhe proteinash, të cilat janë shumë të shëndetshme për organizmin tonë. Kjo erëz është përdorur edhe nga grekët dhe romakët…

Reforma e pensioneve përfundon në 2026, Manjani: Pensioni urban shkon në 40,000 lek, rritje mujore për të gjithë që nga janari

Reforma përfshin rishikimin e moshës së daljes në pension, forcimin e skemave private vullnetare dhe të detyrueshme të pensioneve, si dhe rritje mujore progresive për të gjitha…

Na thoni çfarë pune shtëpie nuk bëni, t’ju tregojmë çfarë tipi jeni (FOTO)

Mendohuni pak, çfarë punësh nuk bëni në shtëpi? Me anë të këtij detaji ju mund të tregoni shumë për karakterin tuaj. Bright Side na tregon shumë detaje…

Misteri mijëvjeçar i Anijë së Nuhit a.s (Arkës së Noës): Gjetjet e fundit mund të ndryshojnë historinë

Një ekip hulumtimi i përbërë nga ekspertë nga Turqia dhe Kina, ka gjetur “Varkën e Nuhit a.s në malin Ararat“, sipas raporteve të shtypit turk. Një nga…

30-vjeçarja gabimisht u shpall e νd*kur dhe u ν*rros për së gjaIIi — ajo që kërkoi motra e saj e shp*toi në sekondën e fundit

Essie Dunbar jetonte një jetë të qetë dhe të zakonshme në Karolinën e Jugut, derisa në vitin 1915 ajo “v diq” pas një krize epI*leptike. Familjarët e…