Autostrada e re, dalin tarifat që duhet të paguani për segmentet Rinas-Thumanë, Kashar-Rinas dhe Kashar-Thumanë

Nga 4 janari është rikthyer pagesa për çdo kalim me automjet në rrugën e re që lidh Kasharin me Tiranën dhe anasjelltas.

Autostrada është rreth 21 kilometra e gjatë. Një motor me fuqi deri 250 cm kubik tarifohet me 170 lekë kurse një veturë me 250 lekë. Kurse kamionët, autobusët dhe mjetet më të larta se 2.2 metër pagiajnë 620 lekë.

Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë me 4 e më shumë akse tarifohen me 870 lekë.

Këto tarifa janë të vlefshme për shfrytëzimin me një kalim të vetëm për të gjithë aksin rrugor.

Megjithatë tani janë publikuar nga kompania koncesionare edhe tarifa për segmente të veçanta të kësaj autostrade, si Rinas-Thumanë, Kashar-Thumanë dhe Kashar-Rinas.

Siç shihni tabelën, për aksin Kashar-Rinas, çmimi nis nga 50 lekë për triçiklët, ose 0,6 euro, 80 lekë për veturat dhe deri në 270 lekë (0,6 euro) për kamionët ose automjetet e tjera me katër ose më shumë akse.

Për aksin Kashar-Thumanë, tarifat nisin nga 170 lekë për motorët, 250 lekë për veturat dhe deri në 870 lekë (8,8 euro), për kamionë.

Sa i përket aksit Rinas-Thumanë, çmimet në toll nisin nga 120 lekë (1,2 euro) për motorët, 170 lekë për veturat dhe deri te 600 lekë (6,1 euro) për kamionët.

Autostrada e re e tipit A nis nga Thumana dhe lidhet me superstradën Tiranë-Durrës dhe ka tre korsi në secilin krah, por njëra është e dedikuar për urgjencat.

Ajo u ndërtua nga një kompani private që do të vjelë fitimet për 35 vjet rresht dhe më pas sipas kontratës do të duhet ti rikthehet shtetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…