Bëri injeksione kundër rrudhave, gruaja përfundon pjesërisht e paralizuar

Një grua nga SHBA ka vendosur të ndajë historinë e saj të dhimbshme pas një procedure të zakonshme estetike, e cila e la të paralizuar pjesërisht dhe të shtrirë në shtrat për muaj të tërë.

Bëhet fjalë për 33-vjeçaren, Amanda Wolaver nga Georgia, e cila kishte bërë injeksione kundër rrudhave për 10 vite me radhë pa asnjë problem. Por pas një seance të fundit për “rimbushje”, ajo nisi të përjetojë dhimbje të forta koke, të cilat i konsideroi të përkohshme.

Kur u zgjua mëngjesin tjetër, Amanda nuk mund të lëvizte më. Pas një skaneri CT, mjekët i thanë se nuk kishte asgjë të gabuar dhe ia atribuonin gjithçka një migrene të fortë. Por për 16 muajt që pasuan, gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm.

Pas shumë analizave dhe mbi 30,000 dollarë të shpenzuara për ekzaminime, më në fund një neurolog i diagnostikoi asaj një gjendje të rrallë të quajtur botulizëm jatrogjen, një sëmundje neuromuskulare që shkaktohet nga mbidoza e toksinës botulinike, përbërësi aktiv në Botox.

Kjo toksinë godet sistemin nervor, duke shkaktuar paralizë të muskujve, vështirësi në frymëmarrje dhe në disa raste, edhe vdekje. MRI-ja tregoi gjithashtu se Amanda kishte përjetuar edhe “mini-infarkte” në tru (TIA).

“Kanë kaluar gati dy vjet dhe ende nuk ndihem normale. Ishte vendimi më i keq i jetës sime. Nuk mund të isha më nëna që doja për tre fëmijët e mi,” – u shpreh ajo.

Ndërsa përmendet ngadalë, Amanda falënderon bashkëshortin e saj për mbështetjen dhe e ka kthyer përvojën në një mision: të paralajmërojë të tjerët.

“Më thanë se ishte veç një migrenë. Por më pas ndjeja sikur po më zhdukej toka nën këmbë. Kisha marramendje të tmerrshme, vetëm qetësues më mbanin gjallë. Mendova se po vdisja ngadalë.”

Amanda shton se tani nuk i interesojnë më rrudhat dhe po i kushton rëndësi familjes dhe shëndetit, ndërsa nxit të tjerët të jenë më të kujdesshëm ndaj procedurave estetike.

“Shpresoj që historia ime të ndihmojë të paktën një person që të mendohet dy herë para se të bëjë të njëjtin gabim.”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…