Një kartë American Expres në emër të Monika Kryemadhit, Prokuroria e Posaçme ka arritur të zbuloje nga ekspertimi telefonik i një aparati që është gjetur në banesën e Fatime Krymadhit. Prokuroria e Posaçme ka siguruar një letërporosi nga Departamenti i Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për kartat e kreditit në emër të Adrian Shatku.
Nga të dhënat e përcjella nga Kompania Amex rezulton se në datën 07 Dhjetor 2014, ështe bërë një pagesë në vlerën 2500 USD si tarifë antarësimi e Monika Kryemadhit në American Express. Në pasqyrën përmbledhëse për të dhënat e llogarisë së kartës Amex që përfundon me numrat 3-31009, në emër të Adrian
Shatkut, pasqyrohen shpenzimet edhe të një karte AMEX Centurion (shtojcë) me numra të fundit 3-31017.
Në pasqyrën analitike të blerjeve që janë kryer në muajin Dhjetor 2014 rezulton se mbajtëse e kartës AMEX Centurion me numra të fundit 3-31017, është shtetasja Monika Kryemadhi. Limiti i shpenzimeve mujore për këtë kartë është 100,000 USD.
Kjo kartë është përdorur për herë të parë në datën 6 Dhjetor 2014 për blerje në dyqanet Selfridges në Londër dhe shpenzimi i fundit me këtë kartë është bërë ne datën 19 Nëntor 2017 për pagesa në hotelin Berkeley Londër. Shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi me kartën American Expres Centurion me numër XXXX XXXXX3-31017, për periudhën Dhjetor 2014- Nentor 2017 kapin vlerën 234,677.83 USD.
Nga këqyrja e të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se ë të gjitha rastet në të cilat kjo kartë është përdorur jashtë Territorit të Republikës së Shqipërisë, e pandehura Monika Kryemadhi ka qënë jashtë vendit.
Sa më sipër, rezulton e provuar se Monika Kryemadhi ka përdorur kartën e kreditit AMEX Centurion (shtojcë e kartës primare të Adrian Shatkut) me numër XXXX XXXXX3-31017, me limit të shpenzimeve mujore në vlerën 100,000 USD. Shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi me kartën American Expres Centurion me numër XXXX XXXXX3-31017, për periudhën Dhjetor 2014- Nëntor 2017 kapin vlerën 234,677.83 USD, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…
Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…
Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…
Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…
Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…