Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Maribor – Lubjanë të Sllovenisë. Mësohet se nga aksidenti pesë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Siç raportohet një furgon me shtetas të huaj përplasi një kamion të ndaluar në kolonë, duke shkaktuar këtë tragjedi. Aksidenti ndodhi pak para orës 10:30 pranë daljes Slovenske Konjice.
Për shkak të ngjarjes, autostrada është mbyllur plotësisht në drejtim të Lubjanës, ndërsa janë krijuar kolona edhe në drejtim të Mariborit. Policia vendase ka thënë se do të japë më shumë informacion në një konferencë për shtyp në orët e pasdites. 𝐃𝐨 𝐭’𝐢𝐮 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐦𝐢𝐫𝐞𝐧𝐣𝐨𝐡𝐞𝐬 𝐧𝐞𝐬𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐞 𝐧𝐚 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐪ë 𝐭ë 𝐦𝐢𝐫𝐦𝐛𝐚𝐣𝐦ë 𝐟𝐚𝐪𝐞𝐧 𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐲𝐩𝐮𝐫 (𝐦𝐛𝐢 𝐅𝟎𝐓𝟎𝐍) 𝐪ë 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐞𝐭 𝐦ë 𝐩𝐨𝐬𝐡𝐭ë. 𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐦𝐢𝐫𝐤𝐮𝐩𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐄