Katër nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës pritet të japin dorëheqjen ditën e sotme. A2 CNN mëson se rreth mesditës do të kenë një mbledhje në bashki për të komunikuar largimin e tyre nga detyra.
Ndërkohe burime për A2 CNN nga bashkia e Tiranës bëjnë të ditur se Vasilika Vjero, Blend Sulaj, Ilir Mengra dhe Gentian Keri pritet të jenë nënkryetarët e rinj të bashkisë.
(A2 Televizion)