Pse plasi k’aIIashi në mes të natës në Borsh dhe kush janë personat e përfshirë në ngjarje

Plagosje me armë automatike në Borsh – Autori i dyshuar kapet nga Policia. Emrat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Borsh, Himarë, ku pas një konflikti në një lokal është përdorur armë zjarri automatike.

Krimi ndodhi rreth orës 02:20 të datës 31 korrik 2025, duke tronditur banorët dhe pushuesit e zonës turistike.

Sipas burimeve policore, nga konflikti ka mbetur i plagosur Erald Shullazi, 33 vjeç, banues në Krujë.

Noa.al raporton se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se pas një përplasjeje verbale dhe fizike midis disa personave, njëri prej tyre, Hekuran Çelaj, 42 vjeç, ka qëlluar me armë automatike në drejtim të 33-vjeçarit Shullazi.

Policia e Himarës ka ndërhyrë duke shkuar në vendngjarje dhe duke identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme.

Po ashtu, disa persona të tjerë të përfshirë në konflikt janë marrë në pyetje për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për të gjetur armën e përdorur dhe për të dokumentuar të gjitha rrethanat që çuan në këtë incident të rëndë. /noa.al

Related Posts

🧡 H0T VERY H0T 🧡

🧡 VERY H0T 🧡

Ndodh për herë të parë në Shqipëri, sapo e lajmeroi Rama me urgjence! Kjo gje do i lehtesoje jeten qytetareve

Jo më biletë fizike, por gjithçka në mënyrë elektronike, kjo është një ndër arritjet që qeveria synon të realizojë në mandatin e 4-vjeçar. Sektori i transportit do…

Sanitarja harroi rubinetin hapur, përmbytet dhoma e spitalit/ Pamjet

Një incident i papranueshëm është shënuar ditën e sotme në Spitalin Rajonal të Vlorës, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe familjarët e tyre. Sipas dëshmisë së një…

Çdo ditë sherre për ndërtimin pa leje, qytetari merr shufrën e hekurit dhe u shkon komshinjve

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë sonë një rast të rëndë dhune, i cili ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan. Qytetari pretendon se personi që shihni…

Rrëzohet avioni privat, 10 viktima mes tyre tre fëmijë

Një aksident ajror me pasoja tragjike është regjistruar pranë aeroportit të Tolucas në Meksikë, ku një avion privat u rrëzua në një zonë industriale, duke shkaktuar vdekjen…