VlDE0/ Nipi i Frrokut gɾυshton çunat e Selimllarit! Pjesë e sheɾɾit dhe nipi i Kokës

JOQ Albania publikoi ditën e djeshme pamjet e një sherri të regjistruar ditët e fundit pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj. Përleshja ka qenë kaq e ashpër dhe e papërshtatshme saqë ka krijuar një atmosferë të tensionuar, ku janë përdorur grushte dhe shkelma mes palëve.

Por, ndonëse pamjet e këtij sherri kanë bërë xhiron e mediave, duket se policinë e ka zënë gjumi pasi ende nuk ka marra masat e nevojshme lidhur me këtë sherr. Kjo jo pa qëllim! Mësohet se në sherrin e dhunshëm në Dhërmi janë të përfshirë fëmijë dhe nipër të VIP-ave të njohur dhe politikanëve me emër.

Në këtë përleshje mësohet se janë të përfshirë individë të njohur si nipi i ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, si dhe një i nipi i ish-ministrit Lefter Koka. Një dëshmitar shkruan për JOQ se shkak i sherrit ka qenë një femër dhe inatet e mëparshme.

“Përshëndetje JOQ. Personat që zihen janë çunat e Valbona Selimllarit. Ai që rrihet është Deni Selimllari kurse agresoi është Leon Frroku. Kam qenë vet aty. Personi me bluzë të zezë e me tuta të bardha është vëllai i Denit, Kejn Selimllari. Janë zënë për një femër, kanë patur inate të mëparshme. Leon Frroku e ka sulmuar. Ju lutem anonim”, shkruan dëshmitari për JOQ.

“Djali që bie në tokë është Deni Selimllari, djali i Valbona Selimllarit. Ai që është sipër makinës është Leo Frroku, nipi i Mark Frrokut. Isha prezent aty dhe i njoh personalisht”, shkruan një dëshmitare tjetër për JOQ.

Skena ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët, ku dhuna ka qenë krejt e papranueshme, duke tronditur çdo vizitor. Megjithatë, autoritetet nuk kanë bërë asnjë deklaratë zyrtare dhe nuk kanë marrë masa për të ndëshkuar personat e përfshirë.

 

 

Related Posts

🧡 H0T VERY H0T 🧡

🧡 VERY H0T 🧡

Ndodh për herë të parë në Shqipëri, sapo e lajmeroi Rama me urgjence! Kjo gje do i lehtesoje jeten qytetareve

Jo më biletë fizike, por gjithçka në mënyrë elektronike, kjo është një ndër arritjet që qeveria synon të realizojë në mandatin e 4-vjeçar. Sektori i transportit do…

Sanitarja harroi rubinetin hapur, përmbytet dhoma e spitalit/ Pamjet

Një incident i papranueshëm është shënuar ditën e sotme në Spitalin Rajonal të Vlorës, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe familjarët e tyre. Sipas dëshmisë së një…

Çdo ditë sherre për ndërtimin pa leje, qytetari merr shufrën e hekurit dhe u shkon komshinjve

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë sonë një rast të rëndë dhune, i cili ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan. Qytetari pretendon se personi që shihni…

Rrëzohet avioni privat, 10 viktima mes tyre tre fëmijë

Një aksident ajror me pasoja tragjike është regjistruar pranë aeroportit të Tolucas në Meksikë, ku një avion privat u rrëzua në një zonë industriale, duke shkaktuar vdekjen…