Konsumoi vetëm birrë për një muaj rresht pas divorcit, gjendet i v’dekur 44-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tajlandë, ku një burrë 44-vjeçar humbi jetën pasi kishte kaluar një muaj të tërë duke konsumuar vetëm birrë, në përpjekje për të përballuar dhimbjen e divorcit. Viktima, Thaweesak Namwongsa, jetonte në distriktin Ban Chang të Rayong dhe u gjet pa ndjenja në dhomën e tij nga djali 16-vjeçar, pasi pësoi një krizë.

Pavarësisht përpjekjeve të shërbimit emergjent të Fondacionit Siam Rayong, Thaweesak ndërroi jetë para se të mbërrinin ndihmësit.

Policia raportoi se djali i tij mundohej çdo ditë t’i jepte ushqim të ngrohtë, por i ati nuk pranonte të hante asgjë tjetër përveçse të pinte birrë, si mënyrë për të përballuar dhimbjen emocionale pas ndarjes me bashkëshorten. Në dhomë u gjetën mbi 100 shishe të zbrazura birre, të vendosura në mënyrë që linin vetëm një shteg të ngushtë për të kaluar nga krevati në derë.

Autoritetet pritet të kryejnë autopsinë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, por dyshimet paraprake janë se konsumi i tepruar i alkoolit ka qenë shkaku kryesor.

Kjo ngjarje vjen disa muaj pas një tjetër rasti të bujshëm në Tajlandë, ku influenceri i rrjeteve sociale, Thanakarn Kanthee, i njohur si “Bank Leicester”, vdiq pasi piu dy shishe uiski brenda 20 minutash, si pjesë e një sfide në një festë.

Ai kishte marrë përsipër sfidën për 30,000 baht tajlandez (rreth 800 euro), por u rrëzua menjëherë pas konsumimit dhe ndërroi jetë në spital. Për këtë rast u arrestua Ekkachart Meephrom, i njohur si “Em Ekkachart”, i cili kishte organizuar sfidën. Në dëshminë e tij, ai tha se ishte nëna e tij, Supranee Phoonkasi, ajo që kishte organizuar festën.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…