Ekskluzive/ Nënkryetari i ri i bashkisë me 8 klasë shkollë ortak në biznes me nipin e oligarkut Baç Ulaj

Pas zëvendësimit të langove të Veliajt në Bashki me nënkryetarët e rinj, dallohen se disa prej emrave janë ose zara të Belindës, ose të Bashës, por në rastin e Blendi Sulajt, ky i fundit i ka të dyja…

Në një akt sublim që dëshmon qartësisht dashurinë ndaj oligarkisë, Blendi Sulaj është emëruar nënkryetar i bashkisë Tiranë.

Por kush është nënkryetari i ri i bashkisë Tiranë?!

Rezulton se Sulaj në vitin 2021, është proceduar penalisht për ndërtim pa leje.

Arsimi i tij modest konsiston me vetëm 8 klasë shkollë, megjithëse burime pranë Bashkisë për JOQ lënë të kuptohet se mund të ketë kapërcyer direkt në arsimin e lartë, duke e anashkaluar të mesmen me një finesë që vetëm ndërtuesit pa leje dinë ta ushtrojnë.

Por ajo që e bën Sulajn me të vërtetë të veçantë, është jo vetëm aftësia e tij për të ndërtuar pa leje, por me dokumente, ura marrëdhëniesh të fuqishme. Ai rezulton që deri në 2020-ën të ketë qenë ortak biznesi me Andri Kasnecin, nipi i oligarkut të famshëm Bashkim Ulaj.

Sulaj ka qenë i njohur më parë për angazhimin e tij politik në radhët e Partisë Republikane të Fatmir Mediut, e më pas si kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike gjatë kohës së Lulzim Bashës.

Këto zgjedhje ai kandidoi në listat e hapura të PS. Vetëm pak muaj më parë, kompania “ASINVESTMENT” në pronësi të Blendi Sulajt është shpallur fituese e një tenderi publik me vlerë rreth 100 milionë lekë, në 31 janar 2024.

Tenderi, i cili është dhënë pa garë, është kategorizuar me “flamur të kuq” për mungesën e transparencës dhe konkurrencës, çka e bën edhe më të dyshimtë lidhjen mes përfitimit ekonomik dhe afrimit me pushtetin.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…