Tmerr në ajër/ Avioni me gati 300 persona pësoi një rënie të papritur, raportohet për disa të pIagosur

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku, pasi avioni pësoi një rënie të papritur prej 460 metrash për vetëm 85 sekonda, për shkak të turbulencave ekstreme.

Ngjarja ndodhi rreth dy orë pas nisjes, ndërsa avioni ndodhej në ajër mbi SHBA. Si pasojë e incidentit, të paktën 25 persona u plagosën dhe fluturimi u devijua për një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Minneapolis/St. Paul, rreth orës 17:30 të mbrëmjes së mërkurë.

Sipas dëshmitarëve, turbulencat ishin aq të forta sa pasagjerët dhe karrocat me ushqime u hodhën në ajër, duke përplasur gjithçka brenda kabinës. Disa stjuardesa u rrëzuan. Foto nga kabina tregojnë ushqim dhe pije të shpërndara gjithandej.

“Njerëzit që nuk kishin rripin e sigurimit, u përplasën me tavanin,” tregoi LeeAnn Clement-Nash për ABC Neës. “Ishte e tmerrshme. Disa njerëz ranë mbi të tjerët. Dëgjova për raste me brinjë të thyera dhe këmbë të thyer.”

Përveç pasagjerëve, edhe disa anëtarë të ekuipazhit ishin mes të plagosurve. Të gjithë të lënduarit u transportuan në spital pas uljes së avionit. Në bord ndodheshin 275 pasagjerë dhe 13 anëtarë ekuipazhi.

Related Posts

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

Një natë përpara Prime-t të së shtunës, Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur…

Një zarf i zi, një rrëfim rrëqethës dhe një ballafaqim i shumëpritur/ Ja ku mund ta ndiqni live “Big Brother VIP Albania”

29 ditë që nga starti i Big Brother VIP 5 dhe tashmë, shtëpia është ndarë në grupe. Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi këtë të…

“Kam dy të preferuar”/ Shakohoxha për BBV: Ju e keni njohur në një format tjetër Vrenozin, por ai është…

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçykun dhe Edea Demaliajn ka qenë Dritan Shakohoxha. Ish-komentatori sportiv ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me…

“Çfarë nuk bën për një copë famë”/ Debat i ashpër mes banoreve në BBVIP, Ina-Brikenës: Do sponsor tjetër për të të paguar miss-in

Dy nga banoret e Big Brother VIP, Brikena Selmani dhe Ina Aderi janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme. Ato kanë hedhur akuza…

“Shkodra s’asht veç pedonalja”, pamja që duket si nga një film horror

Një situatë alarmante paraqitet prej kohësh në zonën e pallateve pranë Stacionit të Trenit, në Unazën Lindore të Shkodrës. Pamjet e siguruara nga terreni tregojnë një realitet…

Aeroporti i Vlorës: Pacolli akuzon Ballukun për anësi ndaj aksionerit me 2%

Konfliktet rreth projektit të Aeroportit të Vlorës po thellohen, ndërsa kompania “Mabco Construction”, e drejtuar nga biznesmeni Behgjet Pacolli dhe aksionere mazhoritare në shoqërinë koncensionare VIA, akuzon…