“Fëmija më e vjeter” në botë ka lindur në Shtetet e Bashkuara

Më 26 korrik, në SHBA ka lindur Thaddeus Daniel Pierce, një foshnjë e veçantë që ka ardhur në jetë nga një embrion i ruajtur në ngrirje për më shumë se 30 vjet.

Embrioni i tij ishte krijuar në vitin 1994 gjatë një trajtimi IVF dhe ishte mbajtur në ruajtje nga nëna biologjike, Linda Archerd, deri sa vendosi ta “adoptojë” një çift tjetër përmes një agjencie të specializuar të quajtur Nightlight Christian Adoptions.

Thaddeus është biri biologjik i Lindës, por u mbart dhe u lind nga Lindsey Pierce në nëntor të vitit 2024, pas transferimit të embrionit në mitrën e saj. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Tim Pierce, që jetojnë në Ohio, u përzgjodhën si prindër të përshtatshëm përmes kësaj agjencie fetare, pasi plotësonin kriteret që kishte vendosur Linda: një çift i martuar, i besimit të krishterë dhe kaukazian.

Historia ka ngjallur vëmendje të madhe për shkak të moshës së embrionit, i cili rezulton të jetë një nga më të vjetrit ndonjëherë që sjell në jetë një fëmijë të shëndetshëm. Ndërsa Thaddeus sapo ka lindur, motra e tij biologjike ka tashmë 30 vjeç dhe është nënë e një vajze 10-vjeçare.

Sipas Lindsey, “Ai është shumë i qetë. Jemi të mahnitur që e kemi këtë foshnjë të çmuar”. Edhe Linda, nëna biologjike e Thaddeus, ka thënë se menjëherë pas lindjes vuri re se fëmija i ngjante shumë vajzës së saj kur ishte foshnjë.

Doktori që mbikëqyri procesin, John Gordon, themelues i Rejoice Fertility Clinic, ka theksuar se dëshira për të reduktuar numrin e embrioneve të ngrira ishte një nga arsyet pse klinika u krijua. Sipas të dhënave, miliona embrione IVF ndodhen aktualisht të ruajtura në ngrirje në mbarë botën, shpesh të tepërta pas procedurave të fekondimit.

Lindja e Thaddeus ngre pyetje të reja mbi mundësitë e teknologjisë riprodhuese dhe vendimet etike për embrionet e ruajtura ndër vite.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…