“Tokë e Xanun” në mes të Tiranës, ‘zaptuesi’ pushton parkimin e lagjes

Në një kohë kur Tirana është kthyer në një makth për të gjetur një vend parkimi, disa individë duket se e kanë gjetur “zgjidhjen” për veten e tyre dhe të gjithë fisin. Kështu ndodh edhe në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, pranë Gardës, ku një qytetar ka zaptuar sheshpushimin e pallatit dhe hyrjen e rrugicës, duke u mohuar të gjithë të tjerëve të drejtën për të parkuar.

Sipas denoncuesit, ky banor mban prej të paktën 10 vitesh 3 automjete të prishura, të cilat nuk lëvizin dhe shërbejnë vetëm për të zënë vendet e parkimit. Por si të mos mjaftonte kjo, zotëria i ka mbushur nervat banorëve duke parkuar edhe një “C Class” fiks në hyrje të rrugicës, që askush tjetër të mos ketë mundësi të futet.

“Përshëndetje JOQ. Përveç 3 makinave që kanë 10 vite që nuk punojnë, ky zotëri lë dhe C Class-in në hyrje të rrugës që të mos parkojë askush tjetër. Rruga ‘Lidhja e Prizrenit’, te Garda Bllok. Ka zaptuar gjithë rrugicën ku mund të parkojnë të paktën 10 makina. Publikoje të lutem anonim. Ka makinë tjetër ky dhe çuni i vet dhe i ruajnë vendet për ato,” shkruan denoncuesi që kërkon të mbetet anonim.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për largimin e këtyre automjeteve të vjetra dhe zhbllokimin e hapësirave publike, që parkimi t’u rikthehet të gjithë komunitetit dhe mos të qëndrojë më “Trok e Xanun” në favor të një familje.

 

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…