Notoi në liqen dhe u infektua, ameba “trungrënëse” i merr jetën 12-vjeçarit

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Karolinën e Jugut, SHBA, ku një djalë 12-vjeçar, i quajtur Jaysen Carr, ka humbur jetën tragjikisht pasi u infektua me amebën vdekjeprurëse Naegleria fowleri, e njohur ndryshe si “ameba që ha trurin”.

Jaysen ishte duke notuar në liqenin e njohur si Lake Murray gjatë fundjavës së 4 Korrikut, kur u ekspozua ndaj mikroorganizmit të rrezikshëm që jeton në ujëra të ëmbla dhe të ngrohta. Simptomat nisën me dhimbje koke dhe përzierje, por gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi dhe ai ndërroi jetë më 18 korrik.

Babai i tij, Clarence Carr, i tronditur thellë nga kjo humbje, ka kërkuar që të rritet ndërgjegjësimi për këtë infeksion vdekjeprurës:

“E humbëm djalin tonë vetëm sepse ai ishte fëmijë dhe notoi në një vend që mendonim se ishte i sigurt. Kjo nuk është e pranueshme. Jam i tmerruar se do t’i ndodhë dikujt tjetër,” u shpreh ai për Associated Press.

Përmes avokatit të familjes, është bërë me dije se shteti i Karolinës së Jugut, ashtu si shumë shtete të tjera në SHBA, nuk ka ligje që detyrojnë raportimin publik të infeksioneve apo vdekjeve nga kjo amebë.

Familja ka krijuar gjithashtu një faqe GoFundMe për të kërkuar ndihmë financiare nga komuniteti, ndërsa shprehet e vendosur të sensibilizojë publikun në mënyrë që kjo tragjedi të mos i ndodhë askujt tjetër.

Naegleria fowleri, e njohur si “ameba trungrënëse”, është një mikroorganizëm vdekjeprurës që gjendet në ujëra të ëmbla dhe të ngrohta, si liqene, lumenj apo pishina të keqklorinuara.

Infeksioni ndodh kur uji i ndotur hyn përmes hundës gjatë zhytjes ose notit, ameba shkon në tru dhe shkakton dëmtim fatal brenda pak ditësh.

Naegleria fowleri ka një shkallë vdekshmërie jashtëzakonisht të lartë, me mbi 97% të rasteve që përfundojnë në vdekje. Kjo për shkak të dëmit të madh që i shkakton trurit dhe vështirësisë për ta trajtuar në mënyrë efektive, ndaj ndërgjegjësimi dhe kujdesi janë jetikë gjatë verës në ujëra të embla.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…