Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport për të mos humbur fluturimin

Një ngjarje tronditëse është raportuar në aeroportin “Josep Tarradellas Barcelona-El Prat” të Barcelonës, ku një çift vendosi të udhëtonte duke braktisur djalin e tyre 10-vjeçar vetëm në terminal, pasi pasaporta e tij kishte skaduar dhe nuk mund të hipte në avion.

Sipas mediave ndërkombëtare, episodi u bë publik falë një videoje të postuar në “TikTok” nga një oficere e kontrollit të trafikut ajror, e cila rrëfeu se prindërit kishin vendosur të mos humbnin fluturimin drejt vendit të tyre të lindjes, duke lënë fëmijën në aeroport dhe duke thirrur një të afërm që ta merrte.

“Pasaporta spanjolle e fëmijës kishte skaduar dhe ai kishte nevojë për vizë për të hyrë në vendin e destinacionit. Meqë nuk e kishin, vendosën të mos e presin dhe e lanë në terminal,” tha kontrollorja e trafikut ajror.

Stafi i aeroportit e gjeti djalin të vetëm dhe menjëherë njoftoi autoritetet. Sipas informacioneve të publikuara, fëmija kishte shpjeguar se prindërit e tij tashmë ishin nisur për pushime me një fëmijë tjetër më të vogël.

Piloti i avionit, sapo u informua për situatën, bëri një njoftim në kabinën e pasagjerëve duke pyetur nëse dikush kishte harruar një fëmijë në terminal. Fillimisht askush nuk reagoi, por më vonë prindërit u identifikuan. Fluturimi ishte ngritur tashmë kur autoritetet kërkuan kthimin e avionit në Barcelonë. Pas uljes, çifti u shoqërua nga policia në komisariat për të marrë të birin.

Ndërkohë, autoritetet spanjolle nuk kanë lëshuar ende një deklaratë zyrtare nëse do të hapet një hetim penal apo nëse çiftit do t’i vendosen pasoja ligjore për këtë akt të paprecedentë. Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të gjerë në rrjetet sociale, me shumë përdorues që e kanë quajtur veprimin e prindërve si “braktisje e pajustifikueshme” dhe “shkelje flagrante e të drejtave të fëmijës”.

Related Posts

Lindi me Dy Hunda dhe një Sy të Tretë – Mjekët Thanë e Pamundur… Ja Çfarë Ndodhi Më Pas

Ai erdhi në jetë duke mos i ngjarë asnjë fëmije që mjekët kishin parë ndonjëherë më parë — një fytyrë e vogël e formuar nga një gjendje…

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

Gazetari i njohur Hamdi Jupe ka rrëfyer një histori të rrallë nga jeta e tij kur shërbente si shef kabineti i kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi. Ai…

Keni plane për vitin e ri? Sinoptikani jep lajmin e keq: Acari pritet që të “pushtojë” Shqipërinë..

Sinoptikani Elvi Jahaj ka dhënë lajmin e keq sa i përket ndërrimit të viteve, teksa tha se vendi ynë do të “pushtohet” nga moti i acartë. Për…

I fundit, vd*s zyrtarja e madhe, nje jete ne poltike

Peng Peiyun, një nga figurat më të shquara të Partisë Komuniste të Kinës dhe një nga arkitektet kryesore të politikës së “një fëmije”, vdiq më 21 dhjetor…

Do tr*nditet politika! “Kanë ardhur zyrtarët e FBI dhe DEA-s”, paralajmëron fortë gazetarja

Gazetarja Anduela Ndreu, në nje studio televiziv, deklaroi se politika shqiptare do të tronditet “Fakti që këtu kanë ardhur zyrtarët e FBI-së dhe DEA-s amerikane po trondit…

“Më e madhja në Tiranë”/ Rama jep lajmin e madh: Do të jetë gati, shtatorin e ardhshëm

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një inspektim në kantierin e projektit të ri “Kengo Art Park” që po ndërtohet në zemër të natyrës së Petrelës. “Paska ecur…