Një plagosje me thikë ka tronditur ditën e sotme Maqellarën. 26-vjeçari, Itles Sula goditi shtatë herë më thikë nënën e tij, 50-vjeçe. Sipas raportimeve, kjo e fundit ishte drejtoreshë shkolle në fshatin Pocest. Ndërkohë i riu, kishte përfunduar studimet e larta, por ende ishte i papunësuar.
Burime pranë familjes Sula janë shprehur prej kohësh, 26-vjeçari me stres të lartë dhe mbyllje në vetvete, çfarë dyshohet se mund të sjellë dhe sulmin ndaj të ëmës.
Policia reagoi lidhur me ngjarjen, ku njoftoi se 50-vjeçarja ishte plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta. I riu është vënë në pranga nga polica, ndërsa dëshmia e tij pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë 50-vjeçarja e plagosur u transportua me urgjencë drejt Tiranës, ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, thikën e përdorur nga i riu.