389 vjet! I themeluar në vitin 1636, njihuni me fshatin shqiptar në Bullgari, që ruan ende traditat!

Mandrica, fshati shqiptar në Bullgari, që shquhej për arkitekturën unike dhe gjuhën e vecantë. Gjurmët shqiptare vazhdojnë të shfaqen akoma në shtete të ndryshme të Ballkanit e kësaj rradhe në shtetin bullgar.

Mandrica është fshati i krijuar nga tre vëllezër ortodoksë shqiptarë gjatë vitit 1636. Sipas miteve greke në malin e Orfeut mitik, Mandrica dhe Arda takohen së bashku për t’u bashkuar në Detin Egje edhe nga kohëra të lashta ka legjenda për popujt që kanë lënë trashëgiminë e tyre në ato toka.

Mandrica ndodhet në ekstremin lindor të maleve të Rodopës. Ky fshat ka impresionuar gjithmonë me mënyrën e ndërtimit të shtëpive dhe gjuhën e cuditshme me të cilën komunikonin, shqip, ndryshe nga gjuha e fshatrave për rreth,që ishte bullgarishtja.

Fshati Mandricë u krijua nga tre vëllezër barinj ortodoksë shqiptarë që furnizonin ushtrinë otomane me produkte qumështi. Ata udhëtuan nëpër parajsën e Edirit, ku mund të gjenin një vend të përshtatshëm për të vendosur familjet dhe kopetë e tyre.

Ata u lejuan të merrnin një copë tokë dhe të mos paguanin taksa. Pjesa më e madhe e shqiptarëve erdhën në shekullin XVIII nga rrethinat e Korçës dhe në shekullin XIX nga rajoni i Sulit që ndodhet në Greqinë e sotme. Në vitin 1708, një nga kishat e para në Rodope u ndërtua në Madrica me emrin “Shën e Diel”. Një shekull më vonë, në 1835, kisha “Shën Dimitar.

Në shekullin e XIX Mandrica ishte një qytet i vogël shqiptarësh në kazanë e Dimotkës. Në vitin 1873 ishte një vendbanim me 250 shtëpi, me rreth 1080 banorë shqiptarë. Në 1908 burimet greke e quanin popullsinë prej 3500 banorësh si “grekë shqipfolës”, ku shumica e të cilëve fliste edhe greqisht.

Aktivitetet kryesore që ushtronin ishin rritja e mëndafshit, kultivimi i duhanit, artizanati dhe tregtia. Fshati kishte tre institucione arsimore greke: një shkollë për djem, një shkollë për vajza dhe një kopësht fëmijësh. Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suljote deri në shekullin e 19-të kur fustanella u zëvendësua nga pantallonat thrakiane, ndërsa veshjet e grave u ruajtën deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi.

Në fshatin shqiptar në Bullgari mund të shohim një arkitekturë unike të kombinuar me gjuhën lokale dhe fotografitë e vjetra, duke krijuar ndjenjën e udhëtimit prapa në kohë. Në vitin 1929 ndodhi një valë e re shqiptarësh që u vendosën në fshat.Mandrica fshati me origjinë shqiptare, është ndër më të rrallët në të gjithë Bullgarinë, ku edhe pse janë një numër i vogël banorësh kanë ruajtur me fanatizëm gjuhën, traditat dhe këngët shqiptare edhe në ditët e sotme.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…