I mitur deri në 21 vjeç, 8 vite burg për ilaçet e skaduara – Nëse nuk i dini akoma ja kush janë risitë e Kodit Penal

Shqipëria po përgatitet të zbatojë një Kod të ri Penal, i pari i hartuar nga e para që prej viteve ’90. Drafti i prezantuar sjell një sërë risish që synojnë përshtatjen me realitetin aktual social, teknologjik dhe ligjor. Ndryshimet përfshijnë mbrojtje më të gjerë për të miturit, masa të ashpra për keqpërdorimin e barnave, trajtimin e kafshëve, krimet mjedisore dhe sjelljet në marrëdhëniet bashkëshortore si bigamia.

Të miturit deri në 21 vjeç

Një nga pikat më të spikatura është zgjerimi i konceptit “i mitur”. Sipas Kodit të ri, çdo person deri në moshën 21 vjeç do të konsiderohet i mitur. Ky ndryshim synon mbrojtje shtesë për të rinjtë dhe rikoncepton mënyrën e trajtimit të tyre nga sistemi penal. Fokus do të jetë rehabilitimi dhe riintegrimi, ndërsa dënimi me burg do të jetë masa e fundit. Rregulla të reja janë vendosur edhe për përgjegjësinë e atyre që kujdesen për të miturit.

Dënime për trajtimin e kafshëve

Për herë të parë, një kapitull i veçantë i është kushtuar mbrojtjes së kafshëve. Braktisja apo dhuna ndaj tyre, përfshirë akte seksuale, do të ndëshkohet me deri në 3 vite burg. Nëse një kafshë shkakton dëme për shkak të mungesës së kujdesit nga pronari, ky i fundit rrezikon gjobë ose burgim deri në 6 muaj.

Siguria shëndetësore dhe barnat

Kodi i ri parashikon burg deri në 8 vite për prodhimin, importin apo tregtimin e barnave të skaduara, pa leje, ose të rrezikshme për shëndetin. Mashtrimi me përbërjen e tyre, dokumentacioni fals, ose reklamimi i rremë do të dënohen me 2 deri në 8 vite burg. Nëse reklamat mashtruese synojnë fëmijë apo persona vulnerabël, dënimi arrin deri në 4 vite burg ose gjobë.

Epidemitë dhe përgjegjësitë e zyrtarëve

Shkaktimi i qëllimshëm i një epidemie përmes viruseve apo baktereve dënohet me jo më pak se 25 vite burg dhe mund të shkojë deri në burgim të përjetshëm. Edhe pakujdesia në këto raste dënohet me 10 deri në 20 vite burg. Zyrtarët që nuk raportojnë sëmundje infektive përballen me masa administrative dhe gjoba, ndërsa shkelja e karantinës dhe masave të emergjencës dënohet me deri në 3 vite burg.

Bigamia dhe krimet e reja

Kodi sanksionon edhe bigaminë si vepër penale. Risitë përfshijnë gjithashtu terrorizmin kibernetik, trafikimin e armëve (përfshirë ato të printuara 3D), evazionin fiskal të sofistikuar dhe krimet kundër mjedisit.

Ky draft synon të përputhet me standardet evropiane dhe realitetet aktuale shqiptare, ndërsa përgatitet për kalimin në Parlament. Zbatimi i tij do të ndryshojë thellësisht mënyrën si trajtohet drejtësia penale në vend.

Related Posts

Hëna e Plotë e 9 Gushtit, cilat janë 4 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë! Ja çfarë duhet të dini

Hëna e gushtit, e njohur edhe si “Hëna Oxyrhynchus”, do të bëjë shfaqjen e saj spektakolare të shtunën, më 9 gusht 2025. Kulmi i shkëlqimit të saj…

Qytetarët e Kosovës besnikë të bregdetit shqiptar/ Fundjava mban rekordin më të lartë, ja shifrat

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, vetëm gjatë kësaj fundjave, nga e premtja deri te dielën paradite, kanë hyrë në Shqipëri 69,432 qytetarë nga Kosova. Pika kufitare…

Tërmeti i fuqishëm trondit sërish këtë vend/ Toka nuk gjen qetësi, ja sa ishte magnituda tronditëse

Ministria e Shërbimeve të Emergjencave e Rusisë tha të dielën se valët e cunamit ishin të mundshme në tre zona të Kamchatka në Lindjen e largët të…

Pamje të rralla/ Reshje të mëdha bore paralizojnë disa qytete të Australisë, trashësia arrin…(FOTO)

Moti po përmirësohet sot dhe parashikimi i motit paralajmëron për reshje bore deri në 50 cm dëborë në disa zona dhe më shumë se 10 cm shi…

Turqi/ Rrëzohet avioni gjatë një propozimi për martesë, dy të plagosur rëndë

Një moment që duhej të ishte i paharrueshëm për dashuri, përfundoi në tragjedi në Adana të Turqisë. Një avion i vogël i tipit “Ultra Light” u rrëzua…

Kumbaro e Turizmit flluska propagandistike e qeverisë Rama, manipulime skandaloze me shifrat e turistëve

Ministrja përkthyese e Turizmit, Mirela Kuymbaro ka deklaruar se vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria tejkaloi 4.7 milionë turistë, duke gjeneruar 5 miliardë…