Misteri i v’dekjes së 20-vjeçares italiane në një festë/ Avokati hedh dyshime: “Pse vila ishte e pastër pa asnjë gjurmë?!”

V’dekja tragjike e Simona Cinà, një 20-vjeçare volejbolliste nga Capaci, ka tronditur opinionin publik italian dhe ka hapur një hetim të thelluar penal nga autoritetet e Termini Imerese. E reja humbi jetën natën e së shtunës në një festë diplome në një vilë me qira në Bagheria, pranë Palermos, ku ndodheshin rreth 80 të rinj.

Sipas dëshmive, Simona kishte dërguar një mesazh nënës së saj rreth orës 01:00, duke i thënë se do të futej në pishinë dhe se nuk do ta kishte me vete celularin. Më pas, rreth orës 04:10, u telefonua urgjenca. Ajo u gjet pa shenja jete në ujë dhe u nxor nga pishina mes përpjekjesh të pasuksesshme për ta shpëtuar.

Por çfarë ka ndodhur vërtet? Avokati i familjes hedh dyshime serioze. Ai pyet si është e mundur që askush nuk e vuri re për minuta të tëra një trup në një pishinë të vogël, në një hapësirë me qindra të rinj. Për më tepër, pse ishte vila e pastër, pa asnjë gjurmë alkooli, megjithëse festa ishte organizuar me paralajmërime për konsum masiv pijesh?

Sipas hetimeve, dikush kishte pastruar vendin e ngjarjes para mbërritjes së policisë. Shishet e ujit ishin mbledhur, dhe nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte për praninë e alkoolit në vendngjarje – ndryshe nga videot dhe mesazhet paraprake që flisnin për një “mbrëmje të çmendur”.

Gjurmë gjaku janë zbuluar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që një i ri ka pretenduar se është dëmtuar vetë duke goditur një karrige. ADN-ja e tij po krahasohet për të verifikuar nëse gjurmët janë të tijat.

Ndërsa pritet raporti zyrtar i autopsisë, pyetjet mbeten pezull: A ishte vërtet një aksident? Pse u pastrua vendi? Çfarë po fshihet dhe kush ka interes të zhdukë provat? Familja e Simonës kërkon të vërtetën. Dhe drejtësia tani ka barrën për ta zbardhur këtë mister.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…