“Na tmerruan! Helikopteri ushtarak po na thyen xhamat çdo ditë te Trauma”

Banorët e një disa banesave që ndodhen ngjitur me Spitalin e Traumës në kryeqytet, i janë drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problem që ka vite që i shqetëson.

Problemi lidhet me helikopterin ushtarak i cili herë pas here përdoret si ambulancë ajrore për raste emergjente. Sa herë që helikopetri afrohet te spitali për të lënë pacientët, kalon shumë pranë banesave të zonës.

Banorët tregojnë se forca e madhe e helikave ka vite që u thyen dyert dhe dritaret: “Kjo lagje vuan prej vitesh këto pasoja, me thyerje dyersh e dritaresh, pemë e lule. Rrobat e vendosura nëpër ballkone fluturojnë dhe s’gjenden më,” thotë denoncoesi.

Ai shtron se kjo gjë ndodh vetëm me helikopertin ushtarak që ka më shumë forcë, pasi për emergjencat e tjera ajrore vijnë nga ana tjetër e banesave dhe nuk shkaktojnë probleme.

“Na tmerruan kalamanjtë. Ku nuk jemi ankuar dhe nuk marrin asnjë zgjidhje,” shton ai.

Banorët kërkojnë që helikopteri ushtarak të mos kalojë më sipër çative të tyre në rast emergjencash, por të veprojë si mjetet e tjera fluturuese, të cilat nuk shkaktojnë problem për banorët.

Denoncimi i plotë:

“Pershendetje, nje helikopter ushtarak qe vjen siper nje lagje te banuar per tu ulur ne pisten e spitalit ushtarak eshte nje katastrofe! Kjo lagje vuan prej vitesh kto pasoja , me thyerje dyersh e dritaresh , peme e lule , rroba te vendosura neper ballkone fluturojne e sgjenden me! Te gjithe urgjencat e tjera ajorore vijne nga ana tjeter ku nuk bejne asnje dem , vetem helikopteret ushtarak vijne siper shtepive, na tmerruan kalamajt! Kemi bere disa here kerkesa e lutje po asnjeher skemi gjetur zgjidhje! Shpresoj ta publikoni meqe mbetet e vetmja zgjidhje ne kte vend ju si faqe! Faleminderit.”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…