22-vjeçari v’des në një aks*dent tragjik në Francë, dyshohet se është me origjinë shqiptare

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e 2 gushtit, në zonën Pont-du-Château të Francës, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë misri. Ngjarja, e raportuar nga mediat franceze, ka sjellë vdekjen e një të riu dhe ka lënë të plagosur rëndë dy persona të tjerë.

Sipas informacioneve zyrtare të publikuara nga mediat franceze, drejtuesi i mjetit është nxjerrë jashtë makinës dhe nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, të moshave 21 dhe 23 vjeç, janë transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit CHU të Clermont-Ferrand.

Një hetim ka nisur për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë që dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Ndërkohë, burime të pakonfirmuara për redaksinë e JOQ Albania bëjnë me dije se viktima mund të jetë një 22-vjeçar shqiptar me origjinë nga Shkodra, i quajtur Jusuf. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për identitetin e të ndjerit, ndaj ky informacion duhet marrë me rezervë.

Në pritje të një konfirmimi nga autoritetet lokale apo konsullata shqiptare në Francë, ne do të vijojmë të ndjekim nga afër zhvillimet për këtë ngjarje të rëndë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…