Kush do të ngjitet në skenën e Fest ’64, Luana Vjollca apo Arbana Osmani?

Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh muzikor në vend kanë filluar të lëvizin me shpejtësi. Interesi për të marrë drejtimin e këtij edicioni është rritur, dhe dy emra të njohur të ekranit kanë hyrë fuqishëm në garë.

Burime pranë RTSH bëjnë me dije se Luana Vjollca ka dorëzuar zyrtarisht platformën e saj për prezantimin e festivalit. Ajo ka propozuar edhe emrin e skenaristit me të cilin synon të ndërtojë gjithë konceptin artistik të ngjarjes. Platforma e saj ndodhet aktualisht në shqyrtim nga Drejtoria e Përgjithshme e RTSH, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, edhe Arbana Osmani ka shfaqur interes për t’u rikthyer në skenën e Fest ’64. Ajo raportohet se ka prezantuar një projekt të detajuar, ku përfshihen emrat e kameramanit, regjisorit dhe skenaristit, me të cilët dëshiron të realizojë spektaklin.

Në pritje të një vendimi zyrtar, mbetet për t’u parë se cila nga moderatoret do të fitojë besimin e RTSH për të drejtuar festivalin më të rëndësishëm të muzikës shqiptare.

Related Posts

Leku i madh po vjen, por kur?! Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, rroga mesatarja 1200 euro, pensionistët do..

Panorama.al ka siguruar programin që do të prezantohet ditën e nesërme (18 shtator) në seancën parlamentare në Kuvend. Screenshot_14 Në kapitullin “Puna dhe Kapitali” njerëzor të programit…

Moti bën kthesën drastike në këtë ditë të javës? Lajda Porja bën parashikimin e bujshëm

Shqiperi — Sipas sinoptikanes Tanja Porja, vendi ynë do të përjetojë një ndryshim të lehtë të kushteve atmosferike gjatë 24 orëve në vijim, me një rritje të…

U rrëzua nga pallati, nderron jete tr*gjikisht aktori ne lule te jetês

Aktori i njohur, Alan “Yu” Menglong, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare pasi është rrëzuar nga pallati i tij. Menglong, i njohur më së miri për rolin…

E FR*KSHME! Ngrohja globale, dalin hartat, zonat në Shqipëri që mund të fundosen nën ujë pas disa vitesh

Ideja që qytete të tëra të zhyten nën ujë mund të tingëllojë si komploti i filmit më të fundit fantastiko-shkencor. Por kjo mund të bëhet realitet në…

Apel për ndihmë nga Vlora: Babai im ka nevojë urgjente për gjak, po lu*fton me vd*ekjen!

Një vajzë nga Vlora i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë për babain e saj, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën….

Paga reale, 130 € më pak se në 2020: çmimet po “hanë” rrogën e shqiptarëve

Rritja e pagave që qeveria e paraqet si sukses, në realitet “po hahet” nga çmimet e larta. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, paga reale…