Para SPAK-ut Berisha pranon vr*sjet e 21 Janarit! Ndodhi pa dashje, kanë marrë lekë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i cilëson “krim shtetëror pa dashje” vrasjet e “21 Janarit” 14 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë godinës së Kryeministrisë, ku humbën jetën 4 protestues.

“A mund të lexosh fjalimet e Sali Berishës vite me radhë përpara i cili e ka quajtur krim shtetëror. E kam quajtur unë përpara. Pse? Se unë nuk mund të them që ata nuk u vranë nga njerëz të shtetit. Por krimi shtetëror është krim shtetëror me dashje dhe krim shtetëror pa dashje. Ka klasifikim krimi shtetëror. Krimi shtetëror me dashje ka rregullat e veta kur quhet, kur shteti e merr të pafajshëm dhe e pushkaton. Kur shteti jep urdhër këtë-këtë, kur s’duhet ta bëjë kurrë atë.

Krim shtetëror pa dashje është kur ndodh nga rikosheta, ndodh nga detyra, sepse garda ka patur një ligj. Unë e kam thënë 5-6 vjet para, që është krim shtetëror, krim shtetëror pa dashje. Në rastin e krimit shtetëror, dëmshpërblimi nga shteti i viktimës është më i madh. Këta, siç di unë, janë dëmshpërblyer me shuma, nuk di të them afrohen në shkallën e duhur apo jo. Ata u vranë nga armët e shtetit, por nuk ishte qëllim vrasja. Dhe është faktuar kjo që them. Nuk ka patur absolutisht asnjë urdhër. Aq sa është përgjegjës Edi Rama direkt që i solli aty. Ka një deklaratë të qeverisë amerikane aty, që thotë të hetohet nga polici, tek organizatori. Ka një deklaratë tjetër, që demonstrata ishte e dhunshme dhe kishte axhendë politike. Edi Rama është përgjegjësi kryesor”, tha kryedemokrati Sali Berisha jashtë godinës së SPAK pasi u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën “Partizani”.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta përpara ambienteve të SPAK, ku denoncoi mënyrën e trajtimit të ish-kryeministrit Ilir Meta dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë ndalimit të tyre në burg. Sipas Berishës, të dy ndodhen në kushte çnjerëzore, ndërsa Veliaj është kërcënuar brenda qelisë.

Berisha pretendon se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka zhvilluar një vizitë në burg, i shoqëruar nga një biznesmen, i identifikuar sipas tij si përfaqësues i klanit “Troplini”. Ky i fundit, sipas Berishës, ka dërguar ultimatum përmes kërcënimeve të drejtpërdrejta ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij, për ta detyruar të heshtë.

“Thuhet që e kanë keqtrajtuar. Në vizitën e Ulsi Manjës, ai ishte i shoqëruar nga një biznesmen, i cili ka dhënë ultimatume të tipit: ‘Po fole, këto i pëson gruaja, këto fëmija, gjyshi, gjyshja…’ Kjo është e papranueshme dhe e dënueshme penalisht”, tha Berisha.

Lideri demokrat shtoi se Veliaj është përdorur politikisht nga Edi Rama, përmes deklaratave të shkruara për të ndikuar drejtësinë. Sipas tij, postimet e fundit në rrjete sociale, të atribuuara Veliajt, janë diktuar nga Kryeministri.Pjesë nga deklarata:

Për Erion Veliajn, çështja është siç e patë ju, dëshmitarët njëri pas tjetrit, pasi kanë kaluar në zyrën e Ramës, nuk e di, por kjo të provojë, ta hetojnë, kanë bërë dëshmira, të cilat faktojnë për mua, faktojnë të vërtetën e vjedhjeve të tmerrshme që kanë bërë.

Megjithatë çdo njeri i padënuar dhe dënuar, ka një paketë të drejtash të cilët duhet të respektohen.

Me Erion Veliajn janë sjellë në mënyrën më të papranueshme. Dhe të jeni të sigurtë, që për Erion Veliajn kam konsideratën më të keqe. Ua them këtu. Mund të flas shumë, shumë kohë dhe ndonjë ligësi njerëzore si atë nuk njoh, përveç Edi Ramës.

Por tani është seç është, por të drejtat e tij nuk mund të përcaktohen nga vullneti im. Të drejtat e tij janë të drejtat e një qytetari të garantuar me ligj dhe kushtetutë.

Që të marrë Edi Rama, zyra e shtypit dhe të botojë statuse të pashkruara nga Erion Veliaj, kjo mund të ketë ndodhur në proceset më të zeza të kohës së sigurimit të shtetit. Çfarë nevoje kishte të shkruante statuse se Olsi Dado është i tillë dhe atillë, dhe Altin Dumani është heroi siç donte Edi Rama, në një kohë kur ai ishte i zhytur. Ju e patë vetë që paratë binin si nga qielli te Velica, me kompani me këto.

Çfarë nevoje kishte ta bënte këtë? Ua them unë, kishte nevojë se Edi Rama donte me çdo kush të zemëronte gjykatësit dhe prokurorët me të dhe ta mbante aty ku është.

Kjo për mua është shumë e dënueshme, sepse kjo përbën vepër penale në vetvete.

E dyta, thuhet që e kanë keqtrajtuar. Vizita e Ulsi Manjës. Në këtë vizitë Ulsi Manja është shoqëruar nga një biznesmen. Të gjitha të dhënat janë se, biznesmeni ka qenë përfaqësuesi kryesor i klanit ‘Troplini’ të cilët i çojnë, ua kanë dërguar dhe të tjerëve për ti dhënë ultimatum që, po fole këto pëson gruaja, këto pëson fëmija, këto pëson gjyshja, këto pëson gjyshi dhe me radhë.

Edhe kjo është një akt absolutisht i papranueshëm dhe i dënueshëm. Këto qëndroj unë për këto dhe më vjen mirë që Avokati i Popullit është marrë dhe po merret.

Por unë i kërkoj Avokatit të Popullit gjithashtu të shkojë nëpër burgje dhe të shohë një tmerr të pafund.

Me qindra mijëra djem të rinj, qytetarë për akte më të parëndësishmet janë të plasur atje dhe nuk u bëhet as procesi gjyqësor. Kanë marrë vetëm masën e sigurisë dhe në kundërshtim me ligj e kushtetutë, lihen në kushte më çnjerëzore në burg, sikur nuk janë qenie të gjalla, çka përbën një torturë kolektive.

Unë e kam denoncuar këtë, siç ua kam raportuar ju, e kam denoncuar në Komitetin Ndërkombëtar të Torturës. Unë do ta denoncoj këtë gjendje kudo.

Por i pari që duhet ta ngrejë është Avokati i Popullit i cili nuk mundet kurrë të mos denoncojë publikisht këtë krim kolektiv të shëmtuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Leku i madh po vjen, por kur?! Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, rroga mesatarja 1200 euro, pensionistët do..

Panorama.al ka siguruar programin që do të prezantohet ditën e nesërme (18 shtator) në seancën parlamentare në Kuvend. Screenshot_14 Në kapitullin “Puna dhe Kapitali” njerëzor të programit…

Moti bën kthesën drastike në këtë ditë të javës? Lajda Porja bën parashikimin e bujshëm

Shqiperi — Sipas sinoptikanes Tanja Porja, vendi ynë do të përjetojë një ndryshim të lehtë të kushteve atmosferike gjatë 24 orëve në vijim, me një rritje të…

U rrëzua nga pallati, nderron jete tr*gjikisht aktori ne lule te jetês

Aktori i njohur, Alan “Yu” Menglong, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare pasi është rrëzuar nga pallati i tij. Menglong, i njohur më së miri për rolin…

E FR*KSHME! Ngrohja globale, dalin hartat, zonat në Shqipëri që mund të fundosen nën ujë pas disa vitesh

Ideja që qytete të tëra të zhyten nën ujë mund të tingëllojë si komploti i filmit më të fundit fantastiko-shkencor. Por kjo mund të bëhet realitet në…

Apel për ndihmë nga Vlora: Babai im ka nevojë urgjente për gjak, po lu*fton me vd*ekjen!

Një vajzë nga Vlora i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë për babain e saj, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën….

Paga reale, 130 € më pak se në 2020: çmimet po “hanë” rrogën e shqiptarëve

Rritja e pagave që qeveria e paraqet si sukses, në realitet “po hahet” nga çmimet e larta. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, paga reale…