Cmendet moti! Tornado fluturon çadrat dhe shezlonet në plazh! Pushuesit përjetojnë momente tm*rri

Pushuesit italianë përjetuan momente tmerri në plazhin e Macarese, në rajonin e Lacios, pasditen e së dielës, kur një tornado ngriti çadrat në ajër duke shkaktuar panik.

Sipas dëshmitarëve, moti u përkeqësua papritur dhe një erë e fortë përfshiu plazhin, duke hedhur çadra dhe shezlongje. Pushuesit filluan të vraponin në panik për t’u mbrojtur, ndërsa stafi i plazhit u përpoq të rivendoste rendin.

“Moti u përkeqësua papritur dhe filloi të frynte shumë fort. Çadrat u hodhën në ajër”, tha një punonjës në një dyqan plazhi në zonë.

“Zgjati disa minuta, por njerëzit ishin të frikësuar dhe vrapuan për t’u fshehur. Iu afrova rojeve të plazhit për t’i ndihmuar ata të mbyllnin çadrat dhe t’i çonin pushuesit në një vend të sigurt. Pati panik, por për fat të mirë askush nuk u lëndua. Pak më vonë, gjithçka u kthye në normalitet”, shtoi ai.

Autoritetet lokale nuk kanë raportuar për të lënduar apo dëme materiale, ndërsa theksojnë se ky është një fenomen i rrallë për stinën dhe rajonin, i cili duket se lidhet me paqëndrueshmërinë intensive të motit në ditët e fundit në Italinë qendrore.

Nderkohe ja parashikimi per Shqiperine

Hakil Osmani nga Meteoalb shpreh se fillimi i javës do jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm ku nuk do mungojnë edhe reshjet e shiut.

Osmani shtoi se moti do përmirësohet ditën e mërkurë dhe në vazhdim.

Osmani: Në fakt fillim java sot edhe nesër parashikohet që territori shqiptar të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm.

Që do të thotë se do të kemi vranësira të shpeshta, kemi rritje të lagështirës në ajër çka do bëjë që ditën e sotme duke filluar nga orët e mesditës dhe të paktën deri në orët e mbrëmjes, territori shqiptar të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta.

Do të kemi zhvillim të vranësirave, çka do të bëjë që të kemi prezente reshjet e shiut herë pas herë në formën e rebesheve.

Reshjet më të dukshme do jenë në gjysmën e territorit shqiptar, por herë pas here shfaqen rrebeshe shiu pjesërisht edhe në qytetet e zonës së ulet duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin ku edhe ditën e sotme mbetet e rrezikuar nga reshjet afat shkurtra të shiut.

Jo vetëm sot por po ashtu edhe dita e martë do të sjelli sërish prezente reshjet e shiut ku më të dukshme do jenë në pjesën e dytë të ditës të fokusuara kryesisht në zonat juglindore dhe në zonat jugore.

Më pas do kemi përmirësim të dukshëm të motit, përmirësim i cili do të vijojë edhe përgjatë javës duke bërë që dita e mërkurë, e enjte, e premte do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

Pra vetëm fillim java do ketë prezente këto reshje shiu./oranews, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Fotoja virale e Miss Finlandës ndez akuza për r*ᶏcizëm dhe reagime ndërkombëtare

Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga ish-Miss Finlanda, Sarah Dzafce, ka shkaktuar polemika të forta dhe reagime të ashpra ndërkombëtare, pasi u interpretua si gjest…

Detaje të reja nga shp ërthimi në Tiranë. Pistë edhe për shkak të detyrës së xhaxhait

Tiranë, 19 Dhjetor 2025 Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse i ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Selitës së…

E reja ndërron j*të vetëm dy ditë pas kirurgjisë plastike, çfarë u bë shkak?

Një rast i rëndë ka tronditur opinionin publik britanik, pasi një nënë e re e dy fëmijëve humbi jetën vetëm dy ditë pas kryerjes së ndërhyrjeve estetike…

E trishtë në Greqi! Rrëzohet nga kati i katërt, humb j*tën i riu shqiptar

Një tragjedi ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Selanik, kur një 19-vjeçar shqiptar ka rënë nga ballkoni i katit të katërt, e për pasojë ka humbur…

E fundit! Nuk ndodhte prej vitesh, meteorologia tregon cmendurine e motit

Meterologia, Lajda Porja, në lidhje live për Euronews Albania këtë të enjte bëri parashikimin e motit. Sipas saj, parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të shoqërojnë pjesën…

Parashikimi i horoskopit 19 dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite vendimtare kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do vendosen për ta kështu qe çdo hap duhet hedhur i mirëmenduar….