Skip to content

Katër të v’dekur pas rrëzimit të një avioni. Të dhënat e para

Katër persona në bord humbën jetën pasi një avion stërvitor u rrëzua sot në aeroportin Ferhat Abbas në qytetin Taher, në veri të Algjerisë.

Shkaqet e rrëzimit mbeten të panjohura, ndërsa siç u bë e ditur, avioni i përket Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes Civile.

Avioni, i tipit Zlin, ishte në një mision stërvitjeje kur u rrëzua, sipas një deklarate nga autoritetet.

Midis viktimave janë dy anëtarë të Mbrojtjes Civile, një instruktor fluturimi nga Shkolla e Mbrojtjes Civile dhe një menaxher i linjës ajrore, i cili ishte një shtetas kilian, raportoi media ndërkombëtare.

Pritet të fillojë një hetim për shkaqet e rrëzimit. /noa.al

Published inTë fundit