Skip to content

Stuhia e shiut kthen disa rrugë të Vlorës në ‘Venecia’

Vlora është përfshirë këtë të martë nga një stuhi e fortë, e shoqëruar me reshje shiu me intensitet të lartë.

Reshjet kanë përfshirë të gjithë qytetin, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe duke detyruar pushuesit të largohen nga plazhet.

Disa rrugë të qytetit janë përmbytur teksa uji ka vërshuar edhe brenda bizneseve.

Published inTë fundit