Vlonjati që të merr gj’ak në vetull, duke pritur me durim të thahen rrugët

Në Vlorë mjaftuan vetëm pak minuta shi që rrugët të zhdukeshin nën ujë dhe qytetarët të ngjiteshin si refugjatë nëpër strehat e dyqaneve. Një skenë e njohur, një film që jepet çdo verë me regji shtetërore dhe aktor populli.

Por këtë herë nuk ishte përmbytja që habiti më shumë. Ishte një fenomen i rrallë që nuk gjen shpjegim: vlonjati që nuk shan, nuk ulërin, nuk i bie me grusht bordurës… Thjesht rri urtë, i lagur dhe i heshtur.

Në një qytet ku për një kafe të vonuar mund të fillojë një revolucion, sot askush nuk tha asnjë fjalë. As “s’bëhet kjo punë”, as “ku e ka kokën shteti”. Vetëm pritje. Si pula nën shi. Si njerëz që kanë kuptuar se s’ka kush i dëgjon më.

Vlonjati që për një fyerje personale ta merr gjak në vetull, përballë shtetit që e mbyt çdo herë që bie shi, bën sikur s’ka ndodhur gjë. Shikon ujin që ngjitet tek pantallonat, shikon kalldrëmin që zhduket, shikon qiellin… dhe thotë me vete: “Po shyqyr që s’ra më shumë.”

Sepse kjo nuk është më vetëm përmbytje rrugësh, është përmbytje shprese. Është ai momenti kur nuk shpreson më që dikush do bëjë diçka, por vetëm të mos bëhet më keq.

Dhe kur as vlonjati s’shfryhet më, atëherë kuptojmë se nuk jemi vetëm të lagur, jemi edhe të dorëzuar./M. Gjini/JOQ

Related Posts

Të shtrirë mbi njëri-tjetrin/ Burrë dhe grua humbin j*tën të BLLOKUAR në një sauna!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tokion, ku një çift bashkëshortësh humbi jetën pasi u bllokua brenda një sauna private që u përfshi nga flakët. Viktimat janë…

Fati i Belinda Ballukut futet në qorrsokak

Fati politik i Belinda Ballukut është futur në një situatë të paqartë, teksa SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të saj dhe arrestimin, ndërsa procesi parlamentar ka…

Rovena Dilo nesër në Big Brother VIP? Këngëtarja tregon çfarë do të ndodhë

Këtë të shtunë 20 dhjetor pritet të nisë edicioni i radhës së reality show Big Brother VIP Albania. Media nga më të ndryshmet kanë dhënë mori emrash…

Fabrizio Corona trondit Italinë: Alfonso Signorini ka detyruar banorët djem të ‘Grande Fratello’ të bëjnë marr*dhënie lNTlME

Gazetari italian Fabrizio Corona ka publikuar mesazhe dhe fotografi që sipas tij nxjerrin në pah praktikat e dyshimta të gazetarëve dhe moderatorëve të njohur në televizionin italian,…

Përplasi me makinë këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pranga shoferit

Policia e Fierit ka arrestuar shoferin që është përgjegjës për një aksident, ku përplasi një këmbësore dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ndodhi…

‘Po nuk shkove në sh’trat me Signorinin nuk futesh në Grande FrateIIo’ pIas skandaIi në Itali

“Nëse nuk shkon në shtrat me Alfonso Signorinin, nuk punon në televizion, nuk futesh në Grande Fratello”: akuza e Fabrizio Coronës Çfarë është “sistemi Signorini” për të…