Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur provincën veriperëndimore të Jujuy në Argjentinë, ku drejtësia ka nisur një hetim penal ndaj një 37-vjeçari, i dyshuar për vrasjen seriale dhe copëtimin e trupave të të paktën pesë viktimave.
Autoritetet kanë zbuluar në shtëpinë e tij kocka, gjak, copa lëkure, madje edhe një pjesë të hundës njerëzore, pas analizës së pamjeve të kamerave të sigurisë dhe hetimeve të mëtejshme.
Një adoleshent 16-vjeçar, i nipi i të dyshuarit, i cili ndodhej në pronë, ka thënë para policisë se dëshiron të tregojë të vërtetën. Ai ka përshkruar me detaje makthet që kanë ndodhur në atë shtëpi, duke thënë se xhaxhai i tij ftonte viktimat, që kryesisht ishin persona të pastrehë dhe të moshuar, për t’i punësuar dhe më pas i vriste me mizori, duke i copëtuar dhe duke i djegur mbetjet.
Prokuroria po vazhdon hetimet, duke analizuar mbetjet e gjetura dhe duke mbledhur mostra ADN nga familjarët e të zhdukurve për të bërë krahasime dhe zbardhur këtë skandal të rëndë.
I dyshuari ndodhet tashmë në paraburgim, ndërsa hetimet janë në vazhdim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE