I vd*q punëtori, arr*stohet gazetari i njohur shqiptar! Po v*an pasoja psikologjike

Një aksident me pasoja fatale për jetën e një punëtori skene në qytetin e Lezhës çoi në pranga një prej aksionerëve të kompanisë që montonte skenën, gazetarin e biznesmenin Zef Shtjefni në fund të korrikut. Kompania e tij po montonte skenën për koncertin, një punë gratis për bashkinë e qytetit.

Por pas aksidentit me pasojë vdekjen e punëtorit që ra në kontakt me korrentin, policia arrestoi një nga aksionerët e kompanisë, Shtjefin, arrest të cilin gjykata e hodhi poshtë duke e liruar.

Ndërkohë vetë Shtjefni ka qenë në kushte të rënduara psikologjike, jo vetëm për humbjen e jetës së punonjësit të kompanisë, por edhe të arrestit të tij, që u konsiderua i paligjshëm nga gjykata.

Konfindustria reagoi dje për rastin, duke e konsideruar të nxituar veprimin e prokurorisë së Lezhës.

“Konfindustria shpreh shqetësimin për nivelin e papranueshëm profesional dhe sjelljen e papërgjegjshme të segmenteve të prokurorisë dhe policisë të Qarkut Lezhë në shqyrtimin e rastit të ndalimit pa asnjë shkak ligjor të Z. Zef Shtjefni, aksioner i një nga kompanive më të rëndësishme të industrisë së materialeve të ndërtimit në vend.

Personi në fjalë pavarësisht, se nuk ka asnjë detyrë administrative në kompaninë ku është vetëm aksioner dhe si rrjedhim nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore për aktivitetin e përditshëm të saj, ndalohet me urdhër të Prokurorisë së Lezhës. Arsyeja ishte një aksident i rëndë i ndodhur gjatë punimeve për një projekt bamirësie nga kompania me aksioner Z. Shtjefni.

Vendimi absurd i Prokurorisë Lezhë rrëzohet disa ditë më vonë nga Gjykata, por pasojat psikologjike, shëndetësore dhe financiare janë të rënda dhe mbeten në afatgjatë.

Veprime të tilla rëndojnë pa arsye klimën e biznesit në vend dhe njëkohësisht ngrejnë pikëpyetje për cilësinë e Reformës në Drejtësi. Gjithashtu, veprimet e nxituara dhe joprofesionale të Policisë së Qarkut Lezhë i shkaktuan edhe një dëm të rëndë financiar kompanisë”, shkruan konfindustria në deklaratën e saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Eklipsi diellor më 21 shtator, ndryshime të mëdha për 4 shenja të horoskopit

Pas eklipsit hënor te Peshqit (7 shtator), na pret edhe një eklips diellor në Virgjëreshë më 21 shtator, i cili do të ketë ndikim mbi të gjitha…

Nami në Tiranë, dhjetëra te arr*stuar, e rende cfare kane bere

Dhjetëra persona janë arrestuar apo proceduar penalisht në Tiranë gjatë orëve të fundit, për një sërë veprash penale që përfshijnë dhunë në familje, mashtrim, aksidente rrugore dhe…

U rrëzua nga pallati, vd*s aktori i njohur

Aktori i njohur, Alan “Yu” Menglong, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare pasi është rrëzuar nga pallati i tij. Menglong, i njohur më së miri për rolin…

Gara për kreun e ri të SPAK, ja kush janë emrat e prokurorëve më potencialë që mund të pasojnë Altin Dumanin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka çelur sot garën për kreun e ri të SPAK, ku kandidatët që duan të marrin pjesë, kanë 3 javë afat për…

“Po ta dinim që do bënim kaq bujë, do shtonim numrin!”, 12 mami shtatzëna në maternitetin ‘Geraldina’ bëjnë dasmën lajm dite

Në maternitetin “Geraldina” ka ndodhur një rast i rrallë dhe mjaft emocionues. 12 infermiere dhe mami janë njëkohësisht në pritje të ëmbël! Një skenë sa e bukur,…

Horoskopi ditor, E Enjte 18 Shtator 2025

Dashi Partneri do iu mbeshtesë ne gjithcka gjatë kësaj dite dhe do iu japë këshilla te vyera. Marrëdhënia me te do jetë edhe me e mirë sesa…