Bëhuni gati për 40 °C/ Sinoptikanët: Ja deri kur zgjat vala e të nxehtit

Ndryshimet klimatike kanë bërë që shprehja “gusht e gunë” të mos gjejë më zbatim në Shqipëri. Kjo pasi, duke nisur nga fundjava, vendi ynë do të goditet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan me temperatura 40 gradë në hije.

“Do të vijojnë gradualisht të rriten temperaturat e ajrit si pasojë e kësaj vale të të nxehtit, duke bërë që fundjava të jetë ajo e cila do të ketë temperaturat më të larta për sa i përket kësaj jave, duke bërë që në dy qarqet Elbasan dhe Berat pritet që temperaturat të jenë në vlerat 40 gradë të matura në hije.” – tha Hakil Osmani për Klan.

Vala e të nxehtit do të prekë edhe bashkitë e tjera, përfshi edhe Tiranën.“Po ashtu, me temperatura të larta do të jenë kryeqyteti, Shkodra, Gjirokastra, po ashtu në vlerën 39 gradë. Edhe ultësira do të luhatet në vlerat 36–38 gradë.”

Kjo valë e të nxehtit do të vijojë deri në mesin e javës tjetër. “Do të vijojë kjo valë e të nxehtit edhe përtej javës që vjen, duke bërë që maksimalet të luhaten 39–40 gradë në zona të izoluara. Temperaturat e larta do të zgjasin deri në 7 ditë”.

Sipas sinoptikanëve, muaji gusht po shënon temperatura 6 gradë mbi normalen, duke bërë që vendi të jetë i përfshirë nga ditë të tëra të nxehti.

Related Posts

Iliri e ofendoi dhe s’la gjë pa i thënë, Juxhin bënë gjestin që askush nuk e priste dhe fiton zemrat e publikut!

Një situatë e cila për pak u gjenerua në një sherr fizik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5”, mes Ilir Vrenozit dhe…

Aksident tron dites në vend! Përplasen dy makina, 4 persona thuhet se…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ku janë përfshirë dy…

Shuhet 27-vjeçarja/ Zbulohet se çfarë kishte PUBLIKUAR në rrjete sociale para se..

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv dhe rrjetet sociale në Rumani, pas ndarjes nga jeta të influe ncueses dhe fotografes së futbollit Mălina Maria Guler,…

Lajm i keq për ata që kanë Euro/ Monedha europiane pëson..

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut në javët e fundit të këtij viti. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këtë javë monedha europiane po…

“Ndryshime dhe ndarje”, Meri Gjini tregon çfarë sjell gjysma e parë e vitit 2026 për shenjat e horoskopit

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit, e cila ka folur edhe për nisjen e vitit 2026. Ëndrrat në këtë periudhë të vitit kanë më shumë…

Ndryshojnë rregullat e zhdoganimit të makinave, ja si do të vlerësohen mjetet që hyjnë në shtetin tonë

Qeveria ka ndryshuar rregullat se si doganat do të llogarisin vlerën e mallrave dhe automjeteve që futen në Shqipëri. Udhëzimi nr. 26, datë 17 dhjetor 2025, i…