Dejona Mihali në ditën e protestës: “Çdo ditë është një ditë e mirë për të kërkuar një falje të madhe për ata që e miratuan Gjykatën Speciale”

Dejona Mihali, koordinatore në Lëvizjen Vetëvendosje, ka sulmuar në ditën e protestës kundër Gjykatës Speciale, Hashim Thaçin ish-President i Kosovës.

Ajo duke mar shkas nga themelimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, ka thënë se ai duhet të kërkoj falje, anipse ishte sot Nevenka Tromp ish-hetuesja e Millosheviq, që e spjegoi se themelimi i Gjykatës Speciale ishte vendim i drejt, pasi Kosova besonte në drejtësi dhe në luftën e vet. Ndërsa padrejtësitë që po bëhen atje, tash pas pesë viteve, duhet të kundërshtohen.

Postimi i Dejona Mihalit:

Çdo ditë është një ditë e mirë për të kërkuar një falje të madhe për ata që e miratuan Gjykatën Speciale.

Çdo ditë është ditë e humbur për këdo që këto 10 vite zgjohet e flen me këtë barrë të madhe mëkati ndaj popullit shqiptar pa kërkuar falje.

Ish Presidenti, ish kryeministri, ish ministrat, ish ministri i drejtësisë, ish deputetët e PDK, LDK e plot prej tyre edhe deputetë aktual.

Edhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e gjykatës kushtetuese që e aprovuan ndryshimin e kushtetutës enkas për Gjykatën Speciale në Hagë.

Edhe sot është një ditë e mirë për të kërkuar falje. Para 5 ditëve u bënë 10 vite nga dita e votimit dhe e protestës ku munguan të gjithë ata që e votuan dhe e dëmtuan kaq rëndë vendin.

UÇK po gjykohet padrejtësisht në Hagë nga dora e ngritur e atyre që sot nuk kanë kurajo të kërkojnë as falje.

Related Posts

Makina sfidon lumin e fryrë: qytetari rrezikon gjithçka dhe ja del ta kalojë!

Pamje që po qarkullojnë online tregojnë një qytetar që përballet me natyrën e egërsuar, duke kaluar me makinë një lum të fryrë nga reshjet e ditëve të…

Bima më e shtrenjtë në botë po lulëzon në Shqipëri

Shafrani konsiderohet si bima më e shtrenjtë që kultivohet aktualisht në Shqipëri, ndërsa çmimi i tij arrin rreth 20 euro për gram. Kjo bimë e rrallë, e…

Horoskopi ditor, e martë 9 dhjetor 2025

Dashi Klima ne çift do jete e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Edhe pse mëngjesi mund te jete emocionues, pasditja do ketë debate dhe mosmarrëveshje te mëdha. Beqaret…

Olta Gixhari e bën horë Labinot Rexhën, e demaskon direkt gënjeshtrën e tij

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, Olta Gixhari, e ka demaskuar keq Labinot Rexhën gjatë Prime-it të sotëm. Ndërsa ai po shpjegonte se si ka “fobi”…

Situatë jasht kontrollit/ Fermerët në Greqi shkatërrojnë makinat e policisë (Foto)

Nuk ndalen protestat e mëdha të fermerëve në Greqi. Në Kretë situata ka dalë jashtë kontrollit, teksa protestat e fermerëve janë shndërruar në përplasje të dhunshme. Fermerët…

‘MOS E PAÇIT FATIN E RINISË SHQIPTARE’! Protesta simbolike e qytetarit në Kukës në ‘Ditën e Rinisë’ (PANKARTAT)

8 Dhjetor, 2025 Një qytetar i Kukësit, Besmir Muslia, ka protestuar në mënyrë simbolike në 8 dhjetor, në ‘Ditën e Rinisë’ në sheshin e qytetit. Me parrulla…