E diela e 10 gushtit sjell energji të ndryshme për secilën shenjë, duke hapur mundësi të reja si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional.
Disa do të ndjejnë një valë të fortë motivimi dhe dëshirë për të marrë iniciativa, ndërsa të tjerë do të kenë nevojë për reflektim dhe riorganizim. Dashuria dhe marrëdhëniet luajnë një rol qendror, me mundësi për sqarime, rikuperime dhe afrime të reja.
Në punë, dita favorizon ata që janë të gatshëm të marrin përgjegjësi, të hapen ndaj ideve të reja dhe të ndjekin intuitën. Ky është një moment i mirë për të shfrytëzuar energjitë pozitive dhe për të vendosur bazat për periudhat që vijnë.
—
Dashi
Kjo ditë të sjell një zgjim të rëndësishëm të brendshëm. Pas disa javësh ku je ndjerë i lodhur ose i mbërthyer nga përgjegjësi të rënda, tani rikthehet një shtysë më e fortë drejt së ardhmes. Në dashuri, ata që kanë kaluar një pauzë ose një konflikt, më në fund mund të gjejnë fjalët e duhura për t’u sqaruar. Duhet mbajtur nën kontroll krenaria, por dëshira për të rindërtuar është e sinqertë. Në punë, vijnë përgjegjësi të reja që, edhe pse të lodhin, të bëjnë të ndihesh i vlefshëm dhe i vlerësuar. Vetëm ki kujdes të mos e teprosh: energjia jote është e fortë, por jo e pafundme. Ditë e rikuperimit emocional.
Demi
Hëna favorizon qetësinë dhe reflektimin, dy aleate të rëndësishme për ty. Në dashuri, lidhjet e qëndrueshme mund të bëjnë plane konkrete për vjeshtën: shtëpi, familje, udhëtime. Beqarët duhet të dalin nga rutinat e zakonshme: rastet ekzistojnë, por duhen kapur pa dashur t’i kontrollojnë të gjitha. Në punë, je në një fazë ndërtimi të qëndrueshëm: nuk të pëlqen rreziku, por mund të përballesh me një propozim që ia vlen të merret në konsideratë. Stabiliteti të qetëson, por një ndryshim i vogël mund të të surprizojë për mirë. Humori i qetë, por me ndonjë shenjë kokëfortësie.
Binjakët
Je ndër shenjat më të favorizuara të ditës. Mendja jote punon shpejt dhe arrin të kthesh edhe ide të vogla në projekte të mëdha. Në dashuri je tërheqës dhe sharmi yt është në kulm: ata që të rrethojnë të admirojnë për lehtësinë dhe humorin tënd. Nuk mungojnë mesazhet apo kontaktet nga e kaluara, por ti vendos nëse do t’i japësh hapësirë apo jo. Në punë, është momenti të shprehësh idetë: projektet kreative, bashkëpunimet e reja dhe takimet me fat janë të favorizuara. Kujdes vetëm të mos shpërndash energjinë në shumë drejtime njëherësh. Humori i lartë dhe ngjitës.
Gaforrja
Dita mund të nisë me pak melankoli, por më pas do të sjellë një kuptim më të qartë të emocioneve të tua. Në dashuri, çiftet duhet të rikthejnë dialogun: nëse ka pasur keqkuptime, mund të flitet me zemër. Beqarët mund të ndihen konfuzë, por këshilla është të mos nxitohen: ajo që duhet të vijë, do të vijë në kohën e duhur. Në punë, nuk je në humor për të pranuar presione apo provokime: më mirë shtyje marrjen e vendimeve të rëndësishme. Gjej ngushëllim te gjërat e thjeshta. Humori përmirësohet në mbrëmje, sidomos falë një gjesti të dashur.
Luani
Dielli është në shenjën tënde dhe kjo ndihet! Je energjik, i vendosur dhe me dëshirë për të marrë jetën në dorë me forcë. Në dashuri, kjo periudhë është ideale për të fituar zemra ose për të rikthyer një lidhje të humbur: fjalët e tua ndikojnë shumë. Kujdes të mos kërkosh të jesh gjithmonë mbi të tjerët, edhe me personin që dashuron. Në punë, mund të vijë një ofertë interesante në ditët në vijim: ji gati ta kapësh një mundësi që dukej e humbur. Ke një dëshirë të fortë për të rikuperuar dhe gjithçka duket se po të ecën mbarë. Humori i lartë, por dëgjo edhe të tjerët.
Virgjëresha
Ke nevojë për rregull dhe arrin më në fund të sistemosh shumë çështje të mbetura pezull. Në dashuri, zakonisht dominon arsyeja, por mund të surprizohesh duke ndjekur zemrën. Çiftet e qëndrueshme forcojnë lidhjen, ndërsa beqarët duhet të hapen pak më shumë. Në punë, je në një fazë precize dhe të përpiktë: shumë mirë për ata që merren me kontabilitet, organizim apo shkrim. Kujdes të mos jesh tepër kritik ndaj atyre që nuk kanë ritmin tënd. Ditë e mirë për të bërë qartësi. Humori reflektiv, por produktiv.
—
Peshorja
Je në kërkim të ekuilibrit dhe mund ta gjesh pikërisht aty ku e pret më pak. Në dashuri, lidhjet e sapo nisura po marrin hov, por kërkojnë ende durim. Çiftet e vjetra do të duhet të përballen me një çështje praktike për ta zgjidhur bashkë, por me komunikim të mirë gjithçka ecën. Në punë, ndjen dëshirën për risi: një projekt që e kishe lënë mënjanë mund të kthehet sërish në plan. Ke nevojë për stimuj të rinj dhe universi ka nisur të t’i ofrojë. Humori përmirësohet pasdite, sidomos nëse i kushton kohë diçkaje artistike apo estetike.
Akrepi
Ditë intensive dhe e mbushur me emocione, ashtu siç të pëlqen ty. Në dashuri, je pasionant, por edhe shumë kërkues: ki kujdes të mos e vendosësh shiritin shumë lart për ata që ke pranë. Beqarët janë në një fazë tërheqëse: një shikim mund të thotë shumë. Në punë, je i aftë të përballosh çështje të ndërlikuara me kthjelltësi dhe thellësi. Ke nuhatje për dinamika të fshehta dhe mund të zbulosh një lojë jo të pastër. Intuita jote është e fuqishme, përdore me mençuri. Humori i thellë, por energjik.
Shigjetari
Ndjen fort dëshirën për t’u shkëputur: udhëtime, ëndrra dhe horizonte të largëta të thërrasin. Në dashuri, nevojitet lehtësi: jo çdo gjë ka nevojë për analizë, ndonjëherë mjafton të jetosh momentin. Lidhjet e reja duhen ushqyer me entuziazëm, por pa ushtruar presion. Në punë, kërkon risi: kush është në kërkim të një ndryshimi mund të marrë një ofertë interesante. Vetëm ki kujdes të mos të të pushtojë tepër besimi pa i vlerësuar mirë detajet. Humori i lartë, por pak i shpërndarë: drejtoje energjinë në objektiva konkrete.
Bricjapi
Ditë e ndërtimit të qëndrueshëm, tipike për stilin tënd. Në dashuri, je konkret dhe i vendosur: ata që të duan e dinë që mund të mbështeten tek ti. Nëse ka tensione, mund t’i përballosh me qetësi dhe maturi. Beqarët mund të takojnë një person “serioz” që tërheq vëmendjen e tyre. Në punë, je shumë i fokusuar te objektivat afatgjata: tani është momenti për të mbjellë, edhe pse frytet do të vijnë pas disa muajsh. Humori pragmatik, por pozitiv. Të duhet pak për t’u ndjerë në kontroll.
Ujori
Ditë dinamike dhe e paparashikueshme, ashtu si ti. Në dashuri, ka dëshirë për gjëra të reja: nëse marrëdhënia është bërë pak dembele, surprizo personin që do me një gjest të pazakontë. Beqarët janë në një periudhë kërkimi të brendshëm: duhet sinqeritet, jo thjesht stimuj të rinj. Në punë, idetë më kreative shpërblehen: mund të marrësh një propozim interesant, edhe jashtë skemave të zakonshme. Ke nevojë për liri për të dhënë maksimumin. Humori i luhatshëm, por kurrë i mërzitshëm: lëre veten të frymëzohesh nga e reja.
Peshqit
Je shumë i ndjeshëm, ndoshta edhe më shumë se zakonisht. Emocionet janë në plan të parë dhe mund t’i përdorësh si busull për të orientuar më mirë zgjedhjet e tua. Në dashuri, çdo gjë ka intensitet: një fjalë, një shikim mund të ndryshojë të gjithë ditën. Kujdes vetëm të mos idealizosh tepër personin përballë teje. Në punë, ke një intuitë të rëndësishme: ndiqe, edhe nëse për të tjerët duket e çuditshme. Humori poetik, por me një nuancë nostalgjie. Moment perfekt për t’iu dedikuar artit, muzikës ose meditimit. /noa.al