Shpëtoi katër të plagosurit pas aksidentit në Fier, efektivi i policië: Bëra detyrën, nuk jam hero

Klaidi Mustaj, efektivi i policisë nga Fier, është kthyer në “heroin e ditës” pasi rrezikoi jetën për të shpëtuar katër persona që udhëtonin me një automjet tip “Benz”, i cili u përmbys mbrëmjen e kaluar në Qafën e Koshovicës.

Mustaj ka rrëfyer momentet ku rastësisht u gjend pranë vendit të ngjarjes dhe u erdhi ne ndihmë katër të lënduarve, duke i shpëtuar nga një tragjedi e mundshme pasi pas përmbysjes mjeti rrezikonte të shpërthente në flakë.

“Nuk mund ta quaj veten hero thotë ai pasi çdo punonjës policie, është i mirëtrajnuar për situata të tilla dhe duhet të veprojë me humanizëm dhe gjakftohtësi. Mbaj mend që kam bërë të mundur nxjerrjen e një fëmije nga mjeti fillimisht dhe për disa sekonda kam shuar zjarrin. Më pas kam nxjerrë drejtuesin dhe pasagjerët e tjerë”, është shprehur ai për mediat.

Teksa thekson se ende nuk ka kontakt me familjarët e të lënduarve pasi vëmendjen në këto momente e kane te mbarëvajtja e shëndetit pas aksidentit, efektivi shton: “Nuk mendova më as për jetën time teksa dëgjoja thirrjet për ndihmë brenda mjetit”.

“Kam marrë shumë falënderime qe nga qytetarët e thjeshtë, te drejtuesit e policisë e deri te Kryeministri”. Do të bëja sërish të njëjtën gjë pa u menduar dy herë nëse do të rastisja në tjetër situatë të njëjtë”, pohon më tej Klajdi.

“Në fakt kjo është detyra jonë, te shpëtojmë jetë njerëzish pavarësisht çdo situate, si gjatë kohës së shërbimit, ashtu edhe jashtë tij. Kisha ëndërr gjithmonë të isha pjesë e uniformave blu”, thotë 29-vjeçari i cili gëzon dhe titullin jurist dhe është në përfundim të Bachelor.

Klajdi nuk ka kursyer ndërkohë as apelin për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm në respektimin e sinjalistikës rrugore pasi një gabim i vogël, mund të ketë pasoja fatale.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…