Shkëmbim z’jarri mes dy automjeteve në Tetovë. Një v*ktimë dhe katër të pIagosur, mes tyre një i mitur

Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme mes dy mjeteve në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Bëhet me dije se nga shkëmbimi i zjarrit një person ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në ora 12:30, në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë.

Nga informatat e marra nga qytetarët dhe dëshmitarët okularë në vendngjarje, është marrë informacion se automjeti që është drejtuar drejt rrugës “113” është një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për targa të çregjistruara nga i njëjti automjet, në pronësi të një 19-vjeçari me iniciale E.M nga fshati Gajre e Tetovës.

Viktima Gjatë marrjes së masave, në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107” është gjetur një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të një 46-vjeçari me iniciale F.R, ndërsa brenda automjetit është gjetur një person i vdekur me plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë autoritetet janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e plota të krimit.

Gjithasht në spitalin Klinik-Tetovë janë transferuar tre persona me lëndime nga të cilët një vajzë e mitur nga Tetova me plagë nga arma e zjarrit, e cila është mbajtur nën vëzhgim. Ndërsa dy persona të tjerë, O.O.(34) dhe R.T. me plagë nga arma e zjarrit, si raste urgjente janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Në shkëmbim zjarri nga automjetet është lënduar edhe një këmbësor A.S.(60) nga Tetova, i cili ishte kalimtar i rastit dhe është transferuar në klinikat e Shkupit. Nga Spitali i Tetovës, thuhet se 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore me lëndime të ndryshme nga të shtënat me armë zjarri.

“Rreth orës 12:20, në Urgjencën e Spitalit Klinik të Tetovës janë sjellë katër pacientë me lëndime të ndryshme trupore: 1. A.S., 60 vjeç, me frakturë në pjesën e këmbës, 2. R.T., 37 vjeç, me trup të huaj në regjionin e kraharorit, 3. D.R., 12 vjeç, me trup të huaj në pjesën e femurit, 4. O.O., 32 vjeç, me trup të huaj në zonën e gjoksit. Pas ekzaminimeve të menjëhershme mjekësore dhe trajtimit sipas protokolleve të urgjencës, pacientët janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën Universitare në Shkup. Spitali Klinik i Tetovës mbetet i përkushtuar në ofrimin e ndihmës mjekësore të shpejtë dhe profesionale në të gjitha rastet urgjente” thuhet në raportin e Spitalit të Tetovës.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…