“M’i v’ranë vetëm se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve të qëIIuar me çifte

Pronari i kuajve që u qëlluan me çifte në Llogara, në një prononcim live ditën e sotme me gazetarin Algert Harazi, ka shpërthyer në lot dhe pikëllim. Ksenofon Konomi ka rrëfyer detajet e ngjarjes së rëndë, duke thënë se policia nuk ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht denoncimit të tij./KLl.K0 V1DE0N ME P05HTÊ⤵

Ai apelon që ngjarja të hetohet me urgjencë dhe autorët të vihen para drejtësisë.

“Siç kam thënë dhe para dy javësh, nga 22 kuaj që ishin atje në malin e Llogarasë, janë goditur me armë gjahu, me çifte. Janë gjetur plumbat në trupin dhe kurrizin e kafshëve. Me veterinerin kemi shkuar, përveç policisë që nuk ka ardhur në vendngjarje”, thotë ai.

Ai tregon se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për sulm nga kafshë të egra, por tronditja ishte e madhe kur pa plumbat në shpinën e kafshëve.

“Më kanë prekur thellë. Me ata kuaj mbaja familjen dhe punën time, transportoja turistët. M’i vranë vetëm se pinin ujë te lerat. Dua që autorët të ndëshkohen,” është shprehur Konomi. Përderisa gjen kafshët me plumba në kurriz, ku nuk të shkon mendja. Fillimisht mund të ishin dyshime se i kanë ngrënë kafshët e egra, po ku ka kafshë të egër me plumb në gojë? Kam shumë për të thënë, po nuk flas dot, jam në gjendje shumë të keqe. Ata kishin tetë vjet atje dhe s’i kishte ngacmuar njeri. Nga na doli kjo kafshë me pushkë në gojë? Zoti qoftë dëshmitar. Çfarë konkurrence?! I qëlluan për 5 kuintal ujë… M’i vranë vetëm se pinë ujë te lerat,” tha ai.

Sipas pronarit të tufës, 22 kuaj janë qëlluar me armë gjahu. Katër prej tyre kanë ngordhur menjëherë, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë në zonë, disa të lënduar dhe disa drejt ngordhjes për shkak të plagëve.

Konomi ka gjetur mbetje të kuajve pranë lerës dhe në periferi të stanit, me gjak të mpiksur, që tregojnë se ngjarja ka ndodhur së fundmi. Sipas tij, pavarësisht se autoritetet janë njoftuar menjëherë, policia nuk ka shkuar në vendngjarje për të kryer verifikimet. Në komunikatën zyrtare, policia ka raportuar vetëm për një kalë të plagosur, ndërsa autori i dyshuar është proceduar në gjendje të lirë. Pronari thekson se ka qenë gjithmonë në dispozicion të policisë dhe se këta kuaj janë përdorur për transport dhe ndihmë gjatë zjarreve të verës së kaluar.

Related Posts

E bujshme! Ja çfarë mund të ndodhë më 11 shtator, gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Rama një ditë para do..

Sot, i ftuar në një , gazetari Bashkim Hoxha u ballafaqua me kureshtjen e qytetarëve për formimin e qeverisë së re. Një qytetare telefonoi gjatë transmetimit live…

Flet 4 gjuhë të huaja dhe ka lexuar 100 libra, njihuni me gjeniun e vogël shqiptar me au’tizëm

Jamarbër Hoxha fitoi çmimin si “Lexuesi më i mirë” në Panairin e Librit të këtij viti dhe jo më kot u vlerësua. Vogëlushi 9-vjeçar me autizëm ka…

Dëgjova nënën time që po i kërkonte pak kripë komshijes. U habita dhe e qortova

Dëgjova nënën time që po i kërkonte pak kripë komshijes. U habita dhe e qortova: “A për kripë kemi mbetur ne?! Mos kërko më gjëra nga njerëzit….

Në moshën 83-vjeçare ka ndërruar jetë Prof. Dr. Sc. Faik Hima, një nga spikerët e parë shqiptar dhe Prof. Dr. Sc. i njohur në fushën e mjekësisë

Në moshën 83-vjeçare, sot ka ndërruar jetë Prof. Dr. Sc. Faik Hima, një nga spikerët e parë shqiptar të Televizionit të Prishtinës dhe personalitet i njohur i…

Kosova pranon fluturaket pa pilot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gjatë javës së kaluar Kosova ka pranuar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë të ditur Ministri…

Horoskopi ditor, e martë 9 shtator 2025

Dashi Te dashuruarit do jene me tolerante dhe do i zgjidhin shpejt e shpejt problemet qe iu kishin dale para disa kohesh. Beqaret me siguri do kenë…