Po vjen eklips total hënor së shpejti – Çfarë duhet të dini për “hënën e përgjakur”

Një hënë mbresëlënëse pritet të shihet në qiell më 7 shtator, pasi do të ndodhë një eklips i plotë i Hënës, i cili do të ketë një ngjyrë të theksuar të kuqe.

Ky fenomen, për shkak të ngjyrës së tij, quhet “Hëna e përgjakur”.

Kur do të jetë momenti më i mirë për “Hënën e përgjakur”

Momentet më të mira të këtij fenomeni do të jenë të dukshme në Azi dhe Australi Perëndimore, ku eklipsi do të jetë i dukshëm nga fillimi deri në fund. Në Evropë, Afrikë, Australi Lindore dhe Zelandë të Re, publiku do të mund të ndjekë një pjesë të fazave të eklipsit, duke përfshirë edhe fazën e plotë.

Eklipsi do të zgjasë nga ora 17:28 deri në 23:55 me orën e Shqipërisë. Faza e plotë — kur Hëna humbet plotësisht brenda hijes së Tokës — do të zgjasë nga 19:30 deri në 20:52 me orën e Greqisë.

Fenomeni në Evropë

Rreth 77% e popullsisë botërore do të mund të shohë fazën e plotë të eklipsit, ndërsa 88% (7,1 miliardë njerëz) do të shohin të paktën fazën e pjesshme. Në Evropë, Hëna do të lindë tashmë e mbuluar nga hija, duke krijuar një skenë mbresëlënëse poshtë në horizontin lindor.

Orë orientuese për disa qytete evropiane:

Berlin: Lindja e Hënës 19:37 – Faza e plotë 19:30–20:52

Vjenë: Lindja e Hënës 19:20 – Faza e plotë 19:30–20:52

Paris: Lindja e Hënës 20:17 – Faza e plotë 19:30–20:52

Londër: Lindja e Hënës 19:30 – Faza e plotë 18:30–19:52

Athinë: Lindja e Hënës 19:38 – Faza e plotë 20:30–21:52

Orë orientuese për qytete të tjera botërore:

Perth, Australi: 01:30 – 02:52 (8 shtator)

Mumbai, Indi: 23:00 (7 shtator) – 00:22 (8 shtator)

Kajro: 20:30 – 21:52 (7 shtator)

Kejp Taun: 19:30 – 20:52 (7 shtator)

Pse Hëna duket “e përgjakur”

Eklipsi ndodh vetëm 2,7 ditë para perigeut — pika më e afërt e Hënës me Tokën — duke e bërë të duket pak më e madhe. Elementi më mbresëlënës do të jetë hija e thellë: rreth 36% e diametrit të saj do të kalojë në pjesën më të errët të hijes së Tokës, duke i dhënë një ngjyrë të pasur dhe të thellë të kuqe.

Kjo ngjyrë krijohet kur drita e Diellit kalon nëpër atmosferën e Tokës, thyhet dhe “lyen” Hënën me nuanca të kuqe dhe portokalli. /noa.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…