Zbardhet mᶏsakɾa e Gjilanit! U takuan për t’u sqaruar por “fajdexhiu” me djemtë i νɾᶏu

Qyteti i Gjilanit është tronditur dje nga një ngjarje tepër e rëndë dhe tragjike. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri brenda një kafeneje në rrugën “Ibrahim Rugova”, tre persona kanë humbur jetën.

Mes viktimave janë babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në qytet. Personi i tretë që humbi jetën është Abedin Hoxha, i cili është dhëndri i Selami Hasanit.

Ndërkohë, në spital i plagosur ndodhet djali i Abedin Hoxhës, Bujar Hoxha, një nga personat kyç të përfshirë në këtë ngjarje. Burime të afërta bëjnë të ditur se konflikti që çoi në vrasjen e trefishtë ka nisur pikërisht nga ky i fundit. I plagosur lehtë mbeti dhe vëllai i Bujarit, Naim Hoxha, i cili ka dhënë dhe deklaratën për policinë.

Sipas mediave në Kosovë, Bujar Hoxha e kishte denoncuar para dy javësh në polici Mefail Shkodrën, në lidhje me rastin e fajdeve. Mefaili ishte intervistuar nga prokurorja Habibe Salihu dhe më pas ishte lënë i lirë. Vetëm një javë më parë, ishte caktuar një takim për të dje (ditën e ngjarjes) me Mefail Shkodrën për të sqaruar situatën e krijuar. Megjithatë, takimi nuk shkoi sipas pritjeve dhe përfundoi në mënyrë tragjike, me tre persona të vrarë.

Deri më tani, një person është arrestuar në vendngjarje ndërsa tre të tjerë, Mefail Shkodra (53 vjeç) dhe djemtë e tij, Edonis (25) dhe Engjull Shkodra (22), janë shpallur në kërkim dhe aktualisht ndodhen në arrati.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…