Evropa Jugore përballet me valën ekstreme të nxehtësisë, temperaturat arrijnë 44°C

E gjithë Evropa Jugore po përballet me një valë ekstreme të nxehti, me temperatura që arrijnë deri në 44 gradë celsius, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë për një kombinim vdekjeprurës kushtesh klimatike, të cilin e kanë cilësuar si një “koktej Molotov”, që po nxit përhapjen e zjarreve të mëdha në rajonin e Mesdheut.

Në Francë, Météo-France vendosi mbi gjysmën e territorit të vendit në alarm për valën e të nxehti. Të dielën u vu nën kontroll zjarri më i madh që nga viti 1949, teksa autoritetet konfirmuan vdekjen e një personi, ndërsa 20 zjarrfikës dhe pesë civilë mbetën të plagosur. Në Spanjë, autoritetet paralajmëruan për “rrezik ekstrem”, duke lëshuar alarme të verdha dhe portokalli në pjesën më të madhe të vendit.

Në këto vende parashikohen temperatura mbi 40°C gjatë ditëve në vijim, ndaj autoritetet iu bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, duke theksuar se disa pjesë të kontinentit pritet të përjetojnë një valë të nxehti “shumë intensive, madje edhe të jashtëzakonshme”. Ekspertët janë alarmuar nga temperaturat ekstreme, ndërsa zjarrfikësit përballen me vështirësi në përballimin e zjarreve të egra.

Cristina Santin Nuno, shkencëtare për zjarret në Këshillin Kombëtar të Kërkimeve Shkencore të Spanjës, thotë se numri i madh i zjarreve ishte i pritshëm pas një pranvere të lagësht që ndihmoi në rritjen e bimësisë, e cila më pas u tha nga i nxehti ekstrem, erërat e forta dhe mungesa e gjatë e reshjeve.

“Nëse kësaj i shtojmë edhe faktin se është relativisht e lehtë që një shkëndijë të ndezë zjarrin në këto kushte, atëherë kemi të gjithë përbërësit e një ‘koktej Molotov’, që po e shohim aktualisht”, tha ajo.

Meteorologët francezë njoftuan se të hënën dhe të martën pritet të thyhen rekorde të temperaturave, sidomos në jugperëndim, ku temperaturat do të kalojnë 42°C. Sipas shkencëtarëve, planeti është ngrohur me rreth 1.4°C për shkak të ndotjes nga karburantet fosile, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…