Skip to content

Nusja flet pasi humbi vjehrrin: I thirra: o babi hajde të shpëtojmë. Por nuk doli më i gjallë nga flakët!

Silvana Zhupani, 43 vjeçe, ndodhet në spitalin e Gramshit pasi u lëndua nga flakët që përfshinë shumë banesa, përfshirë të sajën në fshatin Kullollas.

Ajo tregon se zjarri erdhi krejt papritur dhe rrëfen momentet kur humbi vjehrrin e saj teksa ai po përpiqej të shuante flakët.

“Po hiqja plehrat, vjen goca dhe më tha ra zjarr, vajta mora ujë dhe nuk e shova dot.

I thërrita vjehrrit, ai më tha merr një zorrë me ujë që ta fikim. Pastaj ai nuk mu përgjigj, dhe kur e gjeta, ç’të shihja”, tha ajo duke shtuar se nuk ishte vjehrri i saj që ndezi zjarrin.

Silvana tregon se vjehrri u përfshi nga flakët dhe nuk arriti ta shpëtojë pasi ai nuk doli i gjallë që andej.

Ndiqni videon me rrëfimin e plotë tronditës:

Published inTë fundit